Njësia Pedagogjike dhe e Këshillimit të Karrierës organizon: “Me zemër”. Mund të ndihmojmë më shumë nëse punojmë së bashku. Këte vit dy qendra janë përzgjedhur për aktivitetet vullnetare, Qendra e Fëmijës “Zyber Halluli” dhe Shtëpia e të Moshuarve “Ali Demi”, Tiranë.Aktiviteti do të zhvillohet në datën 20 Dhjetor 2017 dhe ka karakter social. Kontributi konsiston në ofrimin e disa kontrolleve mjekësore falas si dhe në organizime të tjera edukative në ndihmë të këtyre individëve. Janë të mirëpritur të gjithë ata që dëshirojnë të japin kontributin e tyre. Kontakt: njesiapedagogjikedhekeshillimittekarrieres@fakultetimjekesise.edu.al