DITA BOTЁRORE E TALASEMISЁ 8 Maj

DITA BOTЁRORE E TALASEMISЁ 

8  Maj   

Dita Botërore e Talasemisë synon të rrisë ndërgjegjësimin për këtë sëmundje në popullatë dhe të tërheqë vëmendjen e instutucioneve shëndetësore për të bërë më shumë për të sëmurët talasemikë. 

Talasemitë janë anemi hemolitike kronike (të shkatërrimit të gjakut) që karakterizohen nga ulja apo mungesa e një ose më shumë zinxhiresh polipeptidike të hemoglobinës (α, β, γ, δ). Ato bëjnë pjesë në grupin e madh të defekteve të hemoglobinës, të cilat trashëgohen në mënyrë autozomale recesive.

Vendet ku shfaqet më shpesh Talasemia janë vendet e Mesdheut ku malaria ka qenë endemike, si Shqipëria, Greqia, Italia, Qipro, etj.., por edhe në Azi dhe një pjesë Afrikës.

Sipas OBSH, sot 5% e popullsisë në botë është bartëse potenciale e gjenit patogen të hemoglobinës (njerëz të shëndoshë, që kanë trashëguar një gjen mutant nga një prind).

Shqipëria është një vend me endemicitet të lartë të beta Talasemisë. Shpërndarja e bartësve është heterogjene dhe frekuenca më e lartë takohet në zonat e Ultësirës Perëndimore. (Lushnje, Berat, Fier, Sarandë dhe Shkodër). 

Në varësi të vargjeve hemoglobinikë të përfshirë në sintezën e gabuar, talasemitë ndahen në α-Talasemi dhe β-Talasemi. Vetë β-Talasemia, e cila haset më shpesh në vendin tonë, ka dy forma: Talaseminë Major (sëmundja) dhe Talaseminë Minor (mbartësit). Diagnoza vihet me anë të një egzaminimi të quajtur Elektroforeza e Hemoglobinës. 

 

Parandalimi eshte shume i rendesishem dhe ai realizohet me ane te:

-       informimit korrekt dhe keshillimit gjenetik (ekzaminimi me anë te Elektroforezes së Hb)

-       diagnozes prenatale, nëpërmjet analizes se ADN së marrë nga vilet koriale ne javen e 10 te shtatzanise (amniocenteza)

 

Duke qenë se pacientët talasemikë kanë nevojë periodike për transfuzione gjaku, në këto ditë të pandemisë nga COVID merr rëndësi të veçantë dhurimi i gjakut.

 

Le të shërbejë kjo ditë si një ditë ndërgjegjësimi për të gjithë për të dhuruar më shumë gjak për personat që jetojnë me talasemi.

 

Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!