Kongresi Mjekësor mbi ‘‘Fitnesin dhe Nutricionin’’

Fakulteti i Mjekësisë në bashkëpunim me Shoqatën MAYA organizojnë për herë të parë: 

Kongresin Mjekësor mbi ‘‘Fitnesin dhe Nutricionin’’

Ideimi për këtë aktivitet erdhi si pasojë e kërkesës së lartë të informacionit mbi metodat më të shëndetshme për praktikimin e fitnesit gjithashtu dhe mënyrën e shëndetshme të ushqyerit. Kemi parë rëndësinë e organizimit të këtij aktiviteti pasi vihet re një mungesë e mirëfilltë e informacioneve shkencore më të fundit mbi fitness-in për studentët e shkencave mjekësore dhe për profesionistët e shëndetit. Po ashtu kemi parë se shumica e profesionistëve të shëndetit dhe studentët e shkencave mjekësore bëjnë një jetë sedentare duke mos i kushtuar rendësi aktivitetit fizik që në fakt është tejet i rëndësishëm për një jetë të shëndetshme.

 Konferenca është në proçes akreditimi nga QKEV: 

10 kredite

Per me shume informacion klikoni ne linkun :https://goo.gl/forms/tviu3aoiamnroUiu2

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit