Programet e Shkëmbimeve Universitare si Nxitëse të Kërkimit Shkencor në Shëndetësi

Fakulteti i Mjekësisë, në bashkëpunim me alumni të programit Erasmus Mundus Western Balkans (ERAWEB), organizojnë forumin e hapur:

“Programet e Shkëmbimeve Universitare si Nxitëse të Kërkimit Shkencor në Shëndetësi”

më datë 8 shkurt 2018, ora 10:30-12:30, në sallën William A. Johnson.

Eventi u drejtohet në mënyrë të veçantë studentëve dhe specializantëve të mjekësisë, farmacisë dhe shëndetit publik, të interesuar në fushat e kërkimit shkencor dhe të shkëmbimeve universitare.

Topikat:
- Integrimi i kërkimit shkencor me praktikën klinike në mjekësi
- Eksperienca personale e disa prej alumni të Fakultetit të Mjekësisë në programin ERAWEB
- Njohja me programet aktuale të shkëmbimeve të studentëve, specializantëve dhe profesionistëve shëndetësorë
- Diskutim i hapur me audiencën mbi çështje të lidhura me kërkimin shkencor 

Pjesëmarrja në forum është pa pagesë.