Lista e aktiviteteve

23-24.10.2010, Transformim 2010: Mjekët e familjes dhe paketa bazë e shërbimeve në kujdes parësor

Tema: “ Transformim 2010: Mjekët e familjes dhe paketa bazë e shërbimeve në kujdes parësor “
Data: 23-24.10.2010
Përshkrimi:
Qëllimi:  Aftësimi i mëtejshëm i mjekëve të përgjithshëm e mjekëve të familjes në përmbushjen me cilësi të shërbimeve të paketës bazë të kujdesit parësor duke ndihmuar përmirësimin e mëtejshëm të aftësive komunikuese të mjekëve të përgjithshëm e mjekëve të familjes si një aftësi bazë për sigurimin e një kujdesi shëndetësor cilësor.
Objektivat:
  1. Njohja e paketës së shërbimeve bazë në kujdes parësor, elementet/kategoritë e saj dhe aftësitë e nevojshme për përmbushjen e tyre.
  2. Njohuri dhe aftësi të përditësuara mbi disa prej cështjeve të cdo kategorie të paketës bazë të shërbimeve të kujdesit parësor.
  3. Ofrimi i një vizite mjekësore që është e qendërzuar në pacientin dhe që konsideron aspektet fizike, psikologjike, sociale e shpirtërore të personit.  
  4. Komunikimi me profesionalizëm me kolegët dhe bashkëpunëtorët e tjerë në kujdes shëndetësor.
  5. Motivimi  dhe aftësimi për të ndarë me kolegët e tjerë në qendrat shëndetësore cfarë u mësua në trajnim.
Ofruesi: Fakulteti i Mjekësisë (Njësia e Edukim në Vazhdim dhe Departamenti Mjek Familje) në bashkëpunim me Ministria e Shëndetësisë, Fondacion Shëndetësor ABC dhe PRIME  dhe mbështetjen e projektit “Sistemi për Zhvillim Profesional” i Agjencisë Zviceriane për Bashkëpunim dhe Zhvillim
Vendi: Shkolla e Kuqe, Tiranë
Akreditimi: Akreditim i miratuar nga QKEV (10 kredite)
Pjesëmarrës: Mjekë të përgjithshëm dhe mjekë familje