Organizimi i vitit akademik

Organizimi i vitit akademik

Studimet në FM zhvillohen me bazë vitin akademik. Ministri i Arsimit dhe Shkencës shpall datën e fillimit të vitit akademik.

Viti akademik organizohet në dy semestra. Çdo semestër ka 15 javë. Çdo javë ka 20-25 orë mësimi leksione, seminare e laboratorë.

Struktura e Studimeve
Struktura e studimeve për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve përfshin:
FM përcakton sipas udhëzimeve të MASh dhe specifikave të veta, veprimtaritë formuese që karakterizojnë një program studimi.

Disiplinat e formimit
Disiplinat e formimit specifik ndahen në:
Disiplinat e detyrueshme përfshijnë veprimtari shkencore të fushës përkatëse të diplomimit, të cilat janë të përcaktuara në kurrikulat mësimore.
Disiplinat me zgjedhje përfshijnë veprimtari shkencore të fushës përkatëse të diplomimit, të cilat janë të orientuara drejt një specializimi
më të ngushtë.
Në përshtatje me kurrikulën e çdo departamenti, përcaktohen një numër i caktuar lëndësh me zgjedhje.

Vëllimi i studimeve
Vëllimi i studimeve përcaktohet në varësi të kurrikulave të FM, të cilat hartohen nga departamentet, miratohen nga këshilli i fakultetit dhe në përfundim marrin miratimin e Senatit Akademik.

Në fillim të çdo viti akademik, mbështetur në kurrikula, departamentet hartojnë planin mësimor të vitit, i cili miratohet nga këshilli i FM dhe nga Rektori. Për çdo disiplinë hartohen programet mësimore.
Për çdo program studimi të ciklit të parë nuk mund të parashikohen në  total më shumë se 22 provime apo forma të tjera të vlerësimit përfundimtar të dijeve, të fituara në një disiplinë apo veprimtari tjetër formuese, duke realizuar provime të integruara për më shumë se një disiplinë apo module të koordinuara.

Për çdo program studimi të ciklit të dytë nuk mund të parashikohen në total më shumë se 14 provime apo forma të tjera të vlerësimit përfundimtar të dijeve, të fituara në një disiplinë apo veprimtari tjetër formuese.
Për programet e integruara të ciklit të dytë nuk mund të parashikohen në total më shumë se 35 provime apo forma të tjera të vlerësimit përfundimtar të dijeve, të fituara në një disiplinë apo veprimtari tjetër formuese.