Fakulteti i Mjekesise

Fakulteti i Mjekesise

Fakulteti i Mjekesise e nisi punen e tij ne 22 shtator 1952 si Instituti I Larte Mjekesor (ILM)  nje prej…

Fakulteti i ...

Fakulteti i ...

Fakulteti i Mjekesise e nisi punen e tij ne 22 shtator 1952 si Instituti I Larte Mjekesor (ILM)  nje prej…

DEKANI :  Bajram  Hysa

DEKANI : Bajram Hysa

Mesazhi Pershendetes…

Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2011 JoomlaWorks Ltd.

Rektorati

Rektorati UMT : http://www.umed.edu.al/

VENDIM

Nr. 48, datë 23.1.2013

PËR KRIJIMIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË (UMT)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 9, 12,12/1, 41, 76 e 77, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007 "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

I. Krijimi dhe misioni i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT)
1. Krijohet Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (në vijim UMT), si institucion publik i arsimit të lartë.
2. UMT-ja ka për mision:
a) ofrimin e formimit universitar të studentëve dhe specialistëve në të tria ciklet e studimeve në shkencat e shëndetit;
b) ofrimin e kualifikimit të specialistëve në fushën e shëndetit;
c) thellimin e kualifikimit të punonjësve akademikë e shkencorë universitarë;
ç) kryerjen e kërkimit shkencor bazë dhe të aplikuar;
d) realizimin e funksioneve diagnostikuese e trajtuese themelore, në nivel të lartë shkencor, nëpërmjet shërbimeve, që janë njësi bazë të universitetit dhe pjesë përbërëse e strukturës së qendrave spitalore universitare.
3. Nga Universiteti i Tiranës shkëputen dhe integrohen në strukturën e UMT-së njësitë kryesore të mëposhtme:
a) Fakulteti i Mjekësisë;
b) Fakulteti i Infermierisë.
II. Struktura e UMT-së
Në strukturën e UMT-së përfshihen njësitë kryesore, si më poshtë vijon:
a) Fakulteti i Mjekësisë;
b) Fakulteti i Mjekësisë Dentare;
c) Fakulteti i Farmacisë;
ç) Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike;
d) Fakulteti i Shëndetit Publik.
III. Programet e studimeve të UMT-së
UMT-ja ofron të gjitha programet e studimeve universitare në të tria ciklet e studimit që ka ofruar deri tani Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Infermierisë, i Universitetit të Tiranës, dhe çdo program tjetër, të miratuar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore.
IV. Organet dhe autoritetet drejtuese të UMT -së
1. Organet dhe autoritetet drejtuese të zgjedhura për strukturat e Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Infermierisë, të Universitetit të Tiranës, vazhdojnë mandatet e tyre në organet dhe autoritetet drejtuese të njësive të reja kryesore të UMT-së, në të cilat janë përfshirë njësitë bazë, ku ata janë zgjedhur. Në organet kolegjiale drejtuese të Fakultetit të Shëndetit Publik marrin pjesë edhe përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik, sipas përcaktimeve të statutit të universitetit dhe rregullores së fakultetit.
2. Autoritetet drejtuese të UMT-së janë:
a) rektori;
b) dekanët e fakulteteve;
c) përgjegjësit e departamenteve.
3. Rektori emërohet sipas pikës 2 të nenit 23 të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007 "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
4. Organet dhe autoritetet drejtuese të zgjedhura të strukturave ekzistuese funksionojnë në përputhje me ligjin nr.9741, datë 21.5.2007 "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe me statutin e UMT-së.
5. Autoritetet dhe organet e tjera drejtuese emërohen dhe funksionojnë në përputhje me nenin 23, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007 "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
V. Organika dhe financimi:
1. Organika e UMT-së përmban numrin e punonjësve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Infermierisë që integrohen në të dhe që janë përfshirë në numrin total të punonjësve për Universitetin e Tiranës, nga i cili shkëputen njësitë kryesore të sipërpërmendura.
2. Financimi i UMT-së, për vitin 2013, përbëhet nga:
a) buxheti i Universitetit të Tiranës, i planifikuar për Fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin e Infermierisë;
b) burime të tjera të ligjshme.
3. UMT-së i kalojnë të gjitha asetet e luajtshme dhe të paluajtshme që zotërojnë dhe disponojnë Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Infermierisë, të Universitetit të Tiranës.
4. UMT-ja e ka selinë në Tiranë, në godinën e Fakultetit të Mjekësisë, të Universitetit të Tiranës.
5. UMT-ja e fillon veprimtarinë për vitin akademik 2012 - 2013.
6. Marrëdhëniet institucionale ndërmjet UMT-së dhe qendrave spitalore universitare e Institutit të Shëndetit Publik rregullohen sipas kuadrit ligjor në fuqi.
7. Personeli me grada shkencore dhe tituj akademikë i Institutit të Shëndetit Publik e zhvillon veprimtarinë kërkimore - shkencore dhe angazhohet në procesin e mësimdhënies në kuadër të UMT-së.
VI. Dispozitë e fundit
Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha