Doktoratura

Dr. Dhurata Golemi

Tema: “Prevalenca e hepatitit C në hemodializë”

Infeksioni nga virusi i hepatitit C (HCV) eshte nje problematike shendetesore e rendesishme. I ashtuquajturi hepatiti as A as B deri ne fillim te viteve `90 i identifikuar si virusi i hepatitit C numeron rreth 200 milione te infektuar ose 3% e popullsise se pergjithshme boterore. Duke iu rreferuar shtrirjes gjeografike dhe problematikes serioze eshte perkufizuar si bomba virale e kohes. Pavaresisht  perparimeve te dukshme ne fushen e diagnostikimit, parandalimit dhe mjekimit infeksioni nga HCV vazhdon te jete ne shumicen e vendeve  e vecanerisht ne vendet ne zhvillim problem i rendesishem shendetesor.

Infeksioni nga HCV konsiderohet nje semundje sistemike pasi nuk prek vetem melcine por shkakton nje pergjigje autoimune ne organizem duke prekur disa sisteme te tij qe njihen si manifestime extrahepatike. Persa i takon prekjes renale HCV konsiderohet shkak dhe pasoje e semundjes renale kronike (SRK). Impakti ne demtimet e melcise  qe nga hepatiti kronik deri ne kancerin hepatoqelizor si  dhe  SRK  me perfundim ne terapine renale zevendesuese, dialize ose transplant me  kostot e saj  evidentojne kujdesin per depistimin e  HCV, vleresimin e demtimeve hepatike dhe ekstahepatike si dhe domosdoshmerine e trajtimit antiviral. Para viteve `90 HCV ishte pothuaj i pasherueshem pasi terapia me Interferon (INF) kishte 10% rezultat. Me pas shkalla e sherimit arriti ne 25% me shtimin ne terapi te Ribavirines dhe ne 45% me zevendesimin e INF me Interferonin e pegiluar (Peg-INF). Ne  vitin 2011 pas provave klinike te kontrolluara te suksesshme u licensuan perdorimi i inhibitoreve te proteazes specifike te HCV. Terapia e trefishte me Peg-INF, Ribavirine dhe inhibitoret e proteazave (boceprevir dhe telaprevir) arrijne te mjekojne deri ne 70% te rasteve. Per me teper nje studim i vogel klinik ka treguar qe shtimi i inhibitoreve te polimerazes, terapise se mesiperme sjell sukses te mjekimit deri ne 90% te rasteve.

Politikat mjeksore te parandalimit, diagnostikimit te shpejte, vleresimit dhe mjekimit kane cuar ne nje ulje te ndjeshme te incidences dhe prevalences se HCV.  Te gjitha keto arritje ne kete fushe kane bere te vlefshme shprehjen: “Ky eshte fundi i nje fillimi ose ndoshta fillimi i nje fundi.”

1.1    Histori

Deri para viteve `90 infeksioni i shkaktuar nga ky virus njihej si  hepatiti as A as B.  Ne vitin 1989 u identifikua si virusi i hepatitit C. Vecoria me e dallueshme e ketij virusi ishte aftesia e tij per te shkaktuar infeksion persistent ne te pakten 85% te personave te infektuar pavaresisht nga aftesite mbrojtese imune te organizmit te njeriut.

U konstatua se ky virus ishte shume frekuent ne qendrat e dializes. Ndoshta transfuzionet e gjakut ishin fillimisht burimi kryesor i hyrjes se hepatiteve ne qendrat e dializes. Ekzaminimi i donatoreve te gjakut ne vitet `70 per hepatitin B dhe ne vitet `90 per hepatitin C ka sjelle nje ulje dramatike te incidences posttransfuzionale te hepatiteve. Ne saje te identifikimit serologjik te HCV me ELISA gjenerata e III ky transmetim eshte parandaluar  (1/1.000.000 njesi gjaku).  Ne te njejten kohe perdorimi ne shkalle te gjere i agjenteve stimulues te eritropoezes (eritropoetines) per mjekimin e anemise ka cuar ne uljen e ndjeshme te nevojes per hemotransfuzione. Si pasoje incidenca e HCV ne qendrat e hemodializes tashme eshte ulur shume megjithate transmetimi nozokomial eshte perseri i mundshem dhe prezent.

 Vitet e fundit po punohet per realizimin e testeve me sensitive per diagnostikimin e HCV per parashikimin e historise natyrale per te diferencuar ato qe mbeten asimptomatike me ato qe kane shanset per te zhvilluar cirroze hepatike e karcinome hepatoqelizore. Shume studime jane ne proces per mjekimin e HCV me nje kombinim te disa medikamenteve ne rastet recidivante pas terapise me Interferon dhe Ribavirine qe perben mjekimin standart. Perpjekje te medha po behen per prodhimin e vaksines, por akoma nuk ka nje pergjigje.

1.2  Epidemiologjia e HCV

Njohja e epidemiologjise se hepatiteve eshte nje nga historite mjeksore me te suksesshme te gjysmes se dyte te shek. XX. Identifikimi i faktoreve te rendesishem te rriskut dhe implementimi i masave parandaluese te transmetimit te infeksionit kane sjelle nje ulje te ndjeshme te incidences se HCV dhe prevalences ne pergjithesi. Eshte per tu vleresuar nje pune kolosale ne kete fushe dhe tashme eshte koha per te pare frytet e kesaj pune. Prevalenca globale e HCV llogaritet rreth 3 % e popullates se pergjithshme boterore (1,2). Prevalenca e HCV eshte e ndryshme ne vende te ndryshme te globit nga < 1 % deri > 10% me nje prevalence te ulet ne Ameriken e Veriut, Vendet Skandinave, Mbreterine e Bashkuar, Australi dhe Gjermani dhe prevalence te larte ne disa vende te Europes Lindore, Azine Juglindore dhe Afrike me nje pik ne Egjipt i konsideruar si vend endemik me prevalence 14.7% te popullsise se pergjithshme (3,4).

 Faktoret e rriskut per HCV :

  1. Niveli i ulet social ekonomik
  2. Perdoruesit e barnave parenteral
  3. Partneret seksuale dhe familjaret
  4. Hemotransfuzionet
  5. Hemodializa
  6. Pa shkak te njohur

Grupe ne rrezik konsiderohen perdoruesit e drogave i/v, hemofiliket, te politransfuzionuarit, te semuret e hemodializes. Pas uljes se incidences se HBV, HCV eshte forma me e shpeshte e hepatiteve ne pacientet e HD. Vitet e fundit konstatohet nje incidence gjithnje me e ulet e HCV pa harruar te mbajme ne vemendje qe keto jane dekadat e morbozitetit dhe mortalitetit te larte nga kjo semundje. Popullsia e diagnostikuar eshte rreth 50% e numrit total te te infektuarve ndersa me pak se 4% jane te trajtuar.

Rrisku i infektimit parenteral .Para viteve `90 rruga kryesore e transmetimit ishin transfuzionet e produktet e gjakut, perdorimi  i/v  i medikamenteve ose procedurat jo korrekte spitalore pergjegjese per 70% te rasteve te infektuara. Qe prej viteve `90 kontrolli i te gjithe donatoreve te gjakut ka sjelle nje ulje ekstreme te rriskut transfuzional (1/1.000.000) keshtu qe rruge te transmetimit mbeten barnat i/v, transmetimi nga nena tek femija (5-10%), procedurat mjeksore dhe kirurgjikale. Rrisku i transmetimit heteroseksual eshte i ulet por i larte ne homoseksualet e infektuar me HIV ( 5 ).

 HD eshte konsideruar per nje kohe te gjate si mjedis me rrisk te larte per transmetimin e te gjithe llojeve te viruseve ne pergjithesi dhe te HCV ne vecanti. Shume studime e paraqesin HD si modalitet si faktor te pavarur te rriskut per HCV. Ky rrisk eshte 2% ne vit por varion midis vendeve te ndryshme (6). Transmetime te rastesishme jane verejtur gjate kryerjes se tatuazheve ose akupunkturave me materiale jo sterile. 50% e rasteve mbeten te pashpjeguara.

 1.2.1       Epidemiologjia e HCV ne HD

 Prevalenca e HCV ne HD mund te jete deri ne dhjete here me e larte se ne popullaten e pergjithshme dhe  varion nga < 5% deri ne 60% ne vende te ndryshme te botes ( 7 ). Kjo prevalence eshte e ulet < 10% ne shumicen e vendeve por edhe e larte >20% e lidhur me kushtet sociale dhe ekonomike te ketyre vendeve.

Faktoret e rriskut per HCV ne HD :

  1. koha e gjate ( vite ) ne HD
  2. numri i transfuzioneve te gjakut
  3. seksi mashkull
  4. mosha e re
  5. hepatiti viral B
  6. transplanti renal i meparshem
  7. mosperdrimi i eritropoetines
  8. diabet melitus
  9. HIV / AIDS
  10. abuzimi me alkool ose droga

 

 Prevalenca e HCV ne HD eshte e lidhur me kohen ne HD (ne vite) si dhe me transfuzionet e gjakut (nr i njesive te gjakut). Para dy dekadave prevalenca e larte kushtezohej kryesisht nga perdorimi i rregullt i transfuzioneve te gjakut per mjekimin e anemise ne pacientet e HD .  Ndersa  sot prevalenca e HCV eshte e lidhur ngushte me vitet ne HD pavaresisht nga numri i hemotransfuzioneve. Shume studime tregojne prevalence substanciale ne paciente qe nuk kane marre hemotransfuzione (8). Prevalenca e HCV eshte me e larte ne HD se ne dializen peritoneale ose se ne HD ne shtepi, nga ana tjeter eshte verejtur nje shkalle me e larte si dhe nje kohe me e shkurter serokonversioni.

Me permiresimin e sensitivitetit te testeve ELISA te gjenerates III per te gjithe donatoret e gjakut dhe me perdorimin ne shkalle te gjere te eritropoetines  roli i transfuzioneve ne transmetimin e HCV ne HD ka rene ndjeshem nga 0.5% ne vitet 1980 ne 0.0001% pas vitit1990 ose nje rast ne 1 000 000 njesi gjaku te transfuzionuara ( 9 ).

Rruga nozokomiale mbetet rruga kryesore ne transmetimin e virusit (10,11,12,13).Strategjite e kontrollit te infeksionit te zbatuara sipas kushteve te vendeve te ndryshme duke iu permbajtur parimit qe gjithcka qe mund te behet  per te miren e pacientit duhet bere,  kane sjelle nje ulje te ndjeshme te incidences dhe prevalences ne keto vende (14,15,16). Studimet recente mbeshtesin fuqishem zbatimin korrekt te masave te kontrollit te infeksionit.

 

Prevalenca e HCV ne stafin e HD eshte e ulet dhe jo me e larte se e bluzave te tjera te bardha ne pergjithesi.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit