Doktoratura

DR.Arben Rroji

Aneurizmat Intrakraniale krahasimi i te dhenave CTA (Angio Skaner) me DSA (Angiografia Digitale me Substraksion)

     Hapësira subaraknoidale është hapësira midis araknoides (nga jashtë) dhe pia mater (nga brenda) e mbushur me likid cerebrospinal (LCS). Zgjerimi fokal i hapësirës subaraknoidale  në bazën e trurit, inçisurën tentoriale dhe foramen Magnum formojnë cisternat e trurit. Hapësira subaraknoidale rrethon të gjithë trurin, medulën spinale dhe radiks-et e nervave spinal dhe përmban të gjitha arteriet madhore të trurit dhe venat kortikale.

     Ekstravazimi akut i gjakut në hapësirën subaraknoidale mund të jetë me origjinë arteriale, venoze ose nga shtrirja e hemorragjisë parenkimale përmes rupturës së korteksit dhe pia materit.

    Shkaqe potenciale të hemorragjisë subaraknoidale janë:

v  Trauma

v  Aneurizma “burst” (”plasëse”)

v  Malformacionet vaskulare

v  Angiopatia amiloide

     Shkaku më i shpeshtë është trauma. Hemorragjia subaraknoidale traumatike ndodh kur hemorragjia nga kontuzioni i trurit ose ruptura e vazave kortikale përhapet nëpër sulkuset në afërsi me vendin e dëmtuar.

     Hemorragjia subaraknoidale nga aneurizmat. Hemorragjia subaraknoidale spontane jo traumatike përfaqson 5% të rasteve me ishemi akut (stroke). Shkaku më i shpeshtë i hemorragjisë subaraknoidale (SAH) jo traumatike është ruptura e aneurizmave intrakraniale sakulare. Meqënëse shumica e aneurizmave sakulare janë të lokalizuara në

Ø  circulus Willis

Ø  bifurkacionin e a.cerebri media

 lokalizimet më të shpeshta të SAH jo traumatike janë

·         cisterna supraselare

·         fisura Sylviene

SAH nga ruptura e aneurizmave mund të jetë: difuze ose fokale

Lokalizimi i aneurizmës së dyshuar në bazë të shtrirjes së hemorragjisë subaraknoidale nuk është preçiz.

*        aSAH* anteriore interhemisferike zakonisht është e lidhur me rupturën e aneurizmës të drejtuar sipër së a.communicans anterior.

*        aSAH në fossa posterior, cisterna dhe/ose ventrikulin e katërt sugjerojnë aneurizëm të a.cerebelli postero-inferiore (PICA).

*        Aneurizma në bi/trifurkacionin e a.cerebri media (MCA) mund të shkaktoj hemorragji fokale në fisurën Sylviene.

*        Hemorragjia në cisternën supraselare mund të lidhet me aneurizma të ndryshme, por më shpesh me aneurizmat e junksionit të a.communicans posterior ose të a.basilaris.

*        Hematoma fokale zakonisht formohen afër aneurizmës sakulare të rupturuar dhe janë parashikues më të saktë të lokalizimit të aneurizmës së aSAH.

   Hemorragjia subaraknoidale jo aneurizmale perimezencefalike(pnSAH). pnSAH është një shkak jo i zakontë por i rëndësishëm i SAH. pnSAH është klinikisht beninje dhe mund të jetë me origjinë venoze. Hemorragjia kufizohet në cisterna rreth mesencephalon dhe anteriorisht ponsit.

 



* aSAH hemorragji subaraknoidale aneurizmale

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit