Doktoratura

DR.Saimir Heta

TEMA: STRATEGJIA KIRUGJIKALE NË FËMIJËT E PREKUR NGA REFLUKSI GASTROEZOFAGEAL

1.HYRJA

Në përgjithesi refluksi gastroezofageal nënkupton kthimin ne ezofag të përmbajtjes gastrike, që mund të shkaktojë simptoma klinike apo ndërlikime të ndryshme. Në varësi të kësaj dallojmë:

Refluksin e thjeshtë gastroezofageal (GER) gjatë të cilit ndodh kalimi i përmbajtjes së stomakut në ezofag, i shoqëruar ose jo me të vjella apo regurgitacion. Kjo dukuri përbën një proces normal fiziologjik, që ndodh disa herë në ditë në foshnja të shëndetshme, fëmijë dhe adultë. Shumica e episodeve të GER ndodh në periudhën pasushqimit, zgjatin më pak se tri minuta dhe kanë simptoma të pakta, ose ato mund të mungojnë krejt. Në ndryshim nga kjo, kur kthimi i përmbajtjes gastrike në ezofag shkakton simptoma shqetësuese dhe/ose ndërlikime të ndryshme digjestive apo ekstradigjestive, atëherë flasim për refluks gastroezofageal patologjik (GERD), apo sëmundja e refluksit gastroezofageal.

Refluksi g/e është sëmundje relativisht e shpeshtë e që në përgjithësi, kalon mirë, por, në raste të veçanta, paraqet vështirësi trajtimi, çka i ka vënë gastroenterologët dhe kirurgët nën trysni të madhe për përshtatjen e një qasjeje sa më efikase në trajtimin medikamentoz, apo kirurgjikal.

Në vitin 1950, studimi retrospektiv i Carre hodhi dritë mbi këtë patologji dhe arriti në disa konkluzione të cilat, ofruan plaformë të mirë për të bërë të mundur që kjo patologji të njihej më gjerësisht dhe lufta për trajtimin e saj si dhe të ndërlikimeve që ajo paraqet, të ishte më efikase. Që nga 1960, kjo patologji është njohur më gjerësisht dhe është klasifikuar si patologji që prek fëmijët dhe mund të shoqërohet me pasoja të rënda. Për shumë vite, trajtimi konservativ tek këta fëmijë, ka qenë ralativisht inefektiv. Shumica e fëmijëve të cilët përmirësoheshin apo shëroheshin, më shumë ishte si pasojë e ecurisë normale të sëmundjes, se sa rezultat i efektit të medikamenteve të përdorura. Ndërkohë që fëmijët që nuk përmisoheshin në mënyrë natyrale, ishin nën kërcënimin e ndërlikimeve që disa herë janë dhe vdekjeprurëse. Për këtë arsye, për vite më rradhë janë bërë perpjekje per t’i dhënë një zgjidhje kirurgjikale kësaj sëmundjeje. Kjo ka bërë që në ato vite operacionet për refluksin gastroezofageal të ishin mjaft të shpesha, duke u renditur në vendin e 3-të të ndërhyrjeve serioze që kryejnë kirurgët pediatër. Këto janë ndërhyrje që kanë ecuri në përgjithësi të mirë, por kur shihen statistikat dhe ecuria e tyre në një kohë të gjatë, konstatohet se rezulatatet nuk janë aq perfekte sa pretendohej më gjerësisht.

Me kalimin e viteve, trajtimi i refluksit gastroezofageal mori kthesë të rëndësishme kryesisht, si pasojë e futjes në përdorim praktik të disa preparateve të reja premtuese.

Kështu, futja në protokollet e trajtimit të frenuesve të pompës së protonit, me përfaqesues të parë Omeprazolin, hapën një epokë të re në trajtimin e GERD. Ky medikament pati ndikim shumë të madh në trajtimin e kësaj patologjie, pasi rezultatet e tij në përmirësimin e ezofagitit nga GERD, krahasuar me antacidet dhe nxitësit e motilitetit digjestiv (prokinetikët), ishin spektakolare.

Faktori i dytë i rëndësishëm i ndryshimit të qëndrimit ndaj të sëmurëve me GERD është fillimi i përdorimit të metodave laparaskopike në trajtimin e kësaj sëmundje. Kjo ka sjellë ulje të morbozitetit postoperator dhe të ndërlikimeve, siç është ileusi aderencial.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit