Informacion i përgjithshëm mbi aplikimet për Masterin Ekzekutiv në “Menaxhim Farmaceutik dhe Inovacion” për vitin 2026-2027

Hapen aplikimet për programin Masterin Ekzekutiv në “Menaxhim Farmaceutik dhe Inovacion”, për vitin akademik 2026–2027.

Kohëzgjatja: 1 vit – 60 ECTS

Afati i aplikimit: 21 shtator – 5 tetor 2026

Programi synon të ofrojë njohuri dhe kompetenca të avancuara në menaxhimin farmaceutik, inovacionin, farmakoekonominë, farmakovigjilencën, kërkimin klinik, politikat shëndetësore dhe aksesin e barnave në treg.

Programi u drejtohet kandidatëve me formim universitar në Farmaci, Mjekësi të Përgjithshme, Stomatologji, Shkenca të Shëndetit, Bioteknologji, Shkenca të Natyrës ose fusha ekuivalente.

Për informacion të zgjeruar dhe procedurën e aplikimit, klikoni: KËTU