Lista e aktiviteteve

25-26.05.2010, Hartimi i programeve të edukimit në vazhdim

Tema:  “Hartimi i programeve të edukimit në vazhdim”
Data:  25-26.05.2010
Përshkrimi:
Qëllimi: Ngritja dhe forcimi i aftësive teknike të personelit të njësive të edukimit në vazhdim (EV) për të ofruar aktivitete të EV për personelin shëndetësor të institucioneve të tyre.
Objektivat:
  1. Rritja e njohurive të personelit të njësive EV për procesin e hartimit dhe planifikimit te një aktiviteti për EV
  2. Aftësimi i personelit të njësive të EV për të kryer vlerësimin e nevojave  EV të personelit shëndetësor të institucioneve të tyre, hartimin e objektivave trajnuese dhe zgjedhjen e përdorimin e e metodave mësimdhënëse dhe vlerësuese të përshtatshme për programe të EV.
Ofruesi: Njësia e EV, Fakulteti i Mjekësisë me mbështetjen e projektit “Sistemi për Zhvillim Profesional” i Agjencisë Zviceriane për  Bashkëpunim dhe Zhvillim
Vendi: Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik  ‘Koço Gliozheni”
Akreditimi: Akreditim i miratuar nga QKEV (8 kredite)
Pjesëmarrës: Personel i institucioneve shëndetësore e arsimore ku janë ngritur njësitë e EV
Kontakti: Njësia e EV, Fakulteti i Mjekësisë