Doktoratura

TRAJTIMET KIRURGJIKE TË HERNISË INGUINALE SIPAS METODËS OPERATIVE BASSINI DHE SHOULDICE - Dr. Adnan Vranjko

PARATHËNIE
Herniet inguinale paraqesin një dukuri të shpeshtë patologjike në herniologjinë dhe kirurgjinë abdominale. Definohet si protruzion i organeve peritoniale, jashtë hapsirës peritonial. Herniet inguinale janë defekte ti lindura ose të fituara.
Etiopatogeneza e sëmundjes herniale ende nuk është e qartë. Ngarkesa fizike dhe ritja e presionit intra abdominal, prishja e mekanizmave mbrojtës fiziologjike, ndryshimi anatomo-fiziologjik dhe fiziko-mekanike dhe dispozicioni i pavarshëm anatomike janë shkaqet e paraqitjes të hernieve inguinale.
Njëkohësisht kjo dukuri tërhjek pas vedit një mori problemesh anatomike, fiziologjike dhe estetike. Kjo e bën arsyeshmërinë e trajtimit kirurgjikal. Shërimi i vetëm i drejtë i hernieve inguinale si dhe i të gjitha llojeve tjera të hernieve është shërimi kirurgjik.
Nga praktika jonë kirukgjikale, herniet inguinale përfshinë 25 % nga të gjitha intervenimet kirurgikale abdominale të populatës. Operimi i suksesshëm i hernies inguinale e këthen pacientin në aftësi për punë dhe kështu i sjell ndihmë të madhe si pacientit ashtu edhe mbarë shoqërisë.
Në trajtimet aktuale kirurgjikale, herniet inguinale paraqitet një kaos, ku të gjisë dinë çdo gjë, ndrsa humbës në këtë katrahurë vuan pacienti. Në këtë drejtim edhe më tutje, mbetet si metodë operative më e mirë ajo për të cilën përcaktohet vetë kirurgu. Por, theksoj se, pas këtyre të dhënave, ende ka hapsirë dhe pyetje për hulumtimet e më tutjeshme, duke u mbështetur në zvillimet teknike më të sofistikuara që mund t’i ofrojë zbulimi shkencor në të ardhmen e cila do të mundësojë që gjeneratat e ardhëshme të sjelin të dhëna më të reja dhe më praktike dhe aplikative.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
TRAJTIMET KIRURGJIKE TË HERNISË INGUINALE SIPAS METODËS OPERATIVE BASSINI DHE SHOULDICE - Dr. Edmond Çeliku