Me datë 5 Tetor 2026, në Sallën e leksioneve, Godina e Lëndëve Paraklinike, u zhvillua Ceremonia e “Bluzave të Bardha” për vitin akademik 2026-2027.
Në sallën e mbushur plot me studentë, pedagogë dhe staf administrativ, të ftuar nderi, nën moderimin e studentëve dy studentëve të sapodiplomuar me medalje ari, Enea Naska dhe Nora Osmënaj, studentes ekselente e vitit VI, Sarah Qirjako dhe studentes së vitit I, Ingrit Haxhiuu përjetuan emocione të paharrueshme.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Znj. Klodiana Spahiu, përshëndeti këtë ceremoni dhe inkurajoi studentët e rinj për rrugën që ata kanë zgjedhur, duke ndjekur shembullin e më të mirëve dhe të pedagogëve të tyre.
Në emër të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, ceremoninë e përshëndetiRektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Xheladin Draçini, njëherazi pedagog i Fakultetit të Mjekësisë.
Në emër të Institucioneve Spitalore Universitare përshëndeti ceremoninë Drejtoresha e QSUNT, Znj. Rudina Degjoni.
Dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Margarita Gjata, në përshëndetjen e saj iu uroi mirëseardhjen studentëve të rinj dhe i inkurajoi ata që të investojnë fort për të ardhmen e tyre.
Çasti më i bukur ishte veshja e bluzave të bardha nga studentët e vitit të parë dhe betimi i Hipokratit, që është bërë traditë të lexohet çdo fillimviti nga studentët e vitit të parë.
Fakulteti i Mjekësisë, UMT iu uron rrugëtim të suksesshëm studentëve të vitit të parë!
