Ceremonia e “Bluzave të Bardha” për vitin akademik 2026-2027

Me datë 5 Tetor 2026, në Sallën e leksioneve, Godina e Lëndëve Paraklinike, u zhvillua Ceremonia e “Bluzave të Bardha” për vitin akademik 2026-2027.

Në sallën e mbushur plot me studentë, pedagogë dhe staf administrativ, të ftuar nderi, nën moderimin e studentëve dy studentëve të sapodiplomuar me medalje ari, Enea Naska dhe Nora Osmënaj, studentes ekselente e vitit VI, Sarah Qirjako dhe studentes së vitit I, Ingrit Haxhiuu  përjetuan emocione të paharrueshme.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Znj. Klodiana Spahiu, përshëndeti këtë ceremoni dhe inkurajoi studentët e rinj për rrugën që ata kanë zgjedhur, duke ndjekur shembullin e më të mirëve dhe të pedagogëve të tyre.

Në emër të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, ceremoninë e përshëndetiRektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Xheladin Draçini, njëherazi pedagog i Fakultetit të Mjekësisë.

Në emër të Institucioneve Spitalore Universitare përshëndeti ceremoninë Drejtoresha e QSUNT, Znj. Rudina Degjoni.

Dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Margarita Gjata, në përshëndetjen e saj iu uroi mirëseardhjen studentëve të rinj dhe i inkurajoi ata që të investojnë fort për të ardhmen e tyre.

Çasti më i bukur ishte veshja e bluzave të bardha nga studentët e vitit të parë dhe betimi i Hipokratit, që është bërë traditë të lexohet çdo fillimviti nga studentët e vitit të parë.

Fakulteti i Mjekësisë, UMT iu uron rrugëtim të suksesshëm studentëve të vitit të parë!

Ceremonia e bluzave te bardha 2026-10-05

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit