Historiku

Fakulteti i Mjekesise e nisi punen e tij ne 22 shtator 1952 si Instituti I Larte Mjekesor (ILM)  nje prej Institucioneve te Arsimit te Larte qe nisi punen ate vit.

ILM filloi punen me 67 studente (13 femra) me qellimin per te pergatitur Mjeke te Pergjithshem dhe ishte ne varesine e Ministrise te Shendetesise.

Drejtori i  ILM ishte dr.Aleks  Bozo dhe nen drejtor teknik Doc Aleksander Vasivjevic Anikim nje kuader me pervoje i shkolles te larte mjekesore ruse qe pati nje influence te madhe ne organizimin dhe kurrikulen e ILM.

Ligjerata e pare ne ILM ishte mbi lenden e kimise se pergjithshme dhe inorganike nga Pirro Goda.  Ne vitin e pare ILM ishte i lokalizuar midis pavioneve te qendres spitalore dhe Shkolles Ushtarake dhe ne vitin e dyte te studimeve u zhvendos ne godinen e ish Godina-e-Institutit-te-Larte-Mjekesor-1952-webLaboratorit Bakteriologjik te Shtetit ku vazhdon te jete edhe sot administrata dhe dekanati.

Kurrikulumi i ILA u konceptua mbi pervojen ruse te arsimit te larte mjekesor duke perfshire dhe elemente thelbesore te politikes arsimore te diktatures te proletariatit ku theksohej formimi politik si terreni per formim profesional.

Formimi i pergjithshem bazohej ne 4 elemente kryesore:
  1. Formimi politiko-ideologjik
  2. Lendet e formimit te pergjithshem ( trekendeshi Biologji-Fizike-Kimi)
  3. Pergatitja fiziko- ushtarake (lendet e  Per Mbrojtjen Ushtarake dhe te fizkultures)
  4. Pergatitja gjuhesore ( latinisht dhe rusisht, frengjisht apo anglisht)
Mbi keto kater elemente te formimit te pergjithshem  ndertohej formimi profesional mjekesor i organizuar ne 3 etapa:
  1. Etapa 1: Ndertimi dhe funksionimi i njeriut te shendetshem (viti I dhe II)
    Lende ndertimore: anatomia dhe histologji-embriologji
    Lende funksionale: fiziologji normale dhe biokimi
    Keto disiplina ndertimore dhe funksionale jane lene te mirefillta bilogjike me objektiv Njeriun si qenie biologjike dhe shoqerore
    Keto lende mbaheshin ne 2 vitet e para dhe ne fund studentet testoheshin me 4 provime shteti per lendet e mesiperme per te vleresuar pervetesimin e dijeve te fituara per njeriun e shendetshem
  2. Etapa 2: Pergatitje per studimin dhe pervetesimin e lendeve mjekesore-klinike (viti III)
    Perfshiheshin 5 lende baze  qe kishin te benin me te semurin:
    • Lendet per njohuri baze per kuptimi i ndryshimeve morfologjike e funksionale te njeriut te semure ( anatomi/morfologji patologjike; fiziologji patologjike
    • Lendet per njohuri baze te vizites, kontrollit dhe gjykimit te pergjithshem per percaktimin e patologjise/ve nga te cilat vuan i semuri ( propedeutika jep  njohurite dhe shprehite e nevojshme per viziten e kontrollin e te semurit; kirurgjia e pergjithshme qe jep njohurite baze per te kuptuar thelbin e patologjike kirurgjikale dhe rentgenodiagnostika qe jep njohurite baze te diagnozes te imazherise
    • Lendet per njohuri baze mbi agresoret e mundshem patogjene (mikrobiologjia)
    • Lendet per njohuri baze per mjetet e barnat per trajtimin e patologjive e traumave ( farmakologjia)
    • Lendet per njohuri baze mbi higjenen ( higjena)
  3. Etapa 3: Lende klinike (viti IV dhe V)
    • Lendet terapeutike (semundjet e brendshme: terapi fakulteti dhe terapi hospitaliere)
    • Lendet kirurgjikale (kirurgji e fakultetit dhe kirurgji hospitaliere)
    • Lendet obstetriko-gjinekologjike
    • Lendet pediatrike
    • Lendet infektive
  4. Gjithashtu ne vitet e larta perfshihej edhe “Organizimi Shendetesor” per te dhene njohuri mbi organizimin e sistemit shendetsor ne Shqiperi.
    Studimet perfundonin me serine e dyte te provimeve te shtetit
Pas vjet pas krijimit te tij Instituti i Larte Mjekesor dhe Institute te tjera te Larta u organizuan  ne 1957 nen Universitetin Shteteror te Tiranes. Fakulteti i Mjekesise tashme kishe dy dege : Mjekesi e Pergjithshme dhe Stomatologji.

Ndersa Instituti i Larte Mjeksor kishte qellim pergatitjen e mjekeve te pergjithshem, Fakulteti i Mjekesise kishte per qellim permiresimin dhe zhvillimin e metejshem te veprimtarise pedagogjike edukuese/formuese dhe nderthurjen e frytshme te saj me veprimtarine mjekesore te mirefillte ( diagnostike, kurative e profilaktike) si dhe me veprimtarine studimore, kerkimore e shkencore.

Per informacione te metejshme mbi historine e 50 te para te Fakultetit të Mjekësisë (1952 2002) mund te lexoni librin  „Universiteti i Tiranes, Fakulteti I Mjekesise 50 vjet histori (1952-2002)” hartuar nen drejtimin e Andrea Gudhes.

Titullaret

Titullaret

Organizimi i vitit akademik

Studimet në FM zhvillohen me bazë vitin akademik. Ministri i Arsimit dhe Shkencës shpall datën e fillimit të vitit akademik.

Viti akademik organizohet në dy semestra. Çdo semestër ka 15 javë. Çdo javë ka 20-25 orë mësimi leksione, seminare e laboratorë.

Struktura e Studimeve
Struktura e studimeve për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve përfshin:
  • Module të formimit të përgjithshëm
  • Module të formimit specifik
  • Disiplina të formimit të përgjithshëm
  • Disiplina të formimit karakterizues të programit
  • Disiplina formuese të ngjashme ose/dhe integruese me disiplinat karakterizuese
  • Disiplina formuese të zgjedhura
  • Veprimtari formuese për njohje të gjuhës së huaj, aftësime informatike dhe praktika apo stazhe
  • Veprimtari formuese në lidhje me tezën e diplomës
FM përcakton sipas udhëzimeve të MASh dhe specifikave të veta, veprimtaritë formuese që karakterizojnë një program studimi.

Disiplinat e formimit
Disiplinat e formimit specifik ndahen në:
  • Disiplina të detyrueshme
  • Disiplina me zgjedhje
Disiplinat e detyrueshme përfshijnë veprimtari shkencore të fushës përkatëse të diplomimit, të cilat janë të përcaktuara në kurrikulat mësimore.
Disiplinat me zgjedhje përfshijnë veprimtari shkencore të fushës përkatëse të diplomimit, të cilat janë të orientuara drejt një specializimi
më të ngushtë.
Në përshtatje me kurrikulën e çdo departamenti, përcaktohen një numër i caktuar lëndësh me zgjedhje.

Vëllimi i studimeve
Vëllimi i studimeve përcaktohet në varësi të kurrikulave të FM, të cilat hartohen nga departamentet, miratohen nga këshilli i fakultetit dhe në përfundim marrin miratimin e Senatit Akademik.

Në fillim të çdo viti akademik, mbështetur në kurrikula, departamentet hartojnë planin mësimor të vitit, i cili miratohet nga këshilli i FM dhe nga Rektori. Për çdo disiplinë hartohen programet mësimore.
Për çdo program studimi të ciklit të parë nuk mund të parashikohen në  total më shumë se 22 provime apo forma të tjera të vlerësimit përfundimtar të dijeve, të fituara në një disiplinë apo veprimtari tjetër formuese, duke realizuar provime të integruara për më shumë se një disiplinë apo module të koordinuara.

Për çdo program studimi të ciklit të dytë nuk mund të parashikohen në total më shumë se 14 provime apo forma të tjera të vlerësimit përfundimtar të dijeve, të fituara në një disiplinë apo veprimtari tjetër formuese.
Për programet e integruara të ciklit të dytë nuk mund të parashikohen në total më shumë se 35 provime apo forma të tjera të vlerësimit përfundimtar të dijeve, të fituara në një disiplinë apo veprimtari tjetër formuese.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit