Doktoratura

DR.Ergita Nelaj

 

Hyrje

 

1. Konsiderata te pergjithshme

 

Semundjet kardiovaskulare si SIZ, Infarkti i Miokardit, Insuficienca kardiake, Insulti cerebral, demtimet vaskulare periferike dhe prekja renale, si faktor i rendesishem prediktiv e agravues, jane sot nder problemet madhore te mjeksise moderne per shkak te mortalitetit te larte, semundshmerise se frikshme dhe te alterimit serioz te cilesise se jetes te ketyre subjekteve, pa permendur faktin se kostot ekonomike qe paguan shoqeria dhe individet jane teper te larta.(1) Duket se Diabeti dhe Hipertensioni kane nje rol shume te rendesishem dhe percaktues ne komplikacionet kardio-vaskulare. Gjithmonë e më shumë po vihet re bashkekzistenca e hipertensionit arterial dhe diabetit mellitus tip 2. (2,3)

 

Mbi 75 % e adultëve diabetikë kanë gjithashtu edhe hipertension arterial, dhe pacientët vetëm me hipertension shpesh paraqesin rezistencë insulinike.(4,5)

 

Kështu hipertensioni dhe diabeti janë zakonisht të gërshetuar dhe paraqesin një mbivendosje të konsiderueshme të faktorëve të riskut kardiovaskular dhe të komplikacioneve. Prania e diabetit mellitus rrit riskun e sëmundshmerisë dhe vdekjes nga shkaqet kardiovaskulare tek pacientët hipertensivë.(6)

 

Në ecurinë natyrale të hipertensionit arterial gjithmonë e më shumë po vihet re zhvillimi i diabetit i cili shumëfishon riskun e komplikacioneve kardiovaskulare.

 

Hipertensioni arterial dhe Diabeti mellitus tip 2 prekin të njëjta organe target. Emëruesi i përbashkët i dëmtimeve në organet target gjatë ecurisë së hipertensionit dhe diabetit është sistemi i qarkullimit të gjakut. Hipertrofia e ventrikulit të majtë dhe sëmundja ishemike e zemrës janë shumë më të shpeshta në pacientët hipertensivë dhe diabetik sesa në pacientë që vuajnë vetëm nga hipertensioni ose vetëm nga diabeti. (7)

 

Bashkekzistenca e këtyre dy patologjive njëkohësisht përshpejton edhe rënien e funksionit renal, zhvillimin e retinopatisë dhe të aksidenteve cerebro vaskulare.

 

Një pacient që vuan nga diabeti mellitus tip 2 ka një risk 2-4 herë më të lartë për të patur një vdekje nga shkaqet kardiovaskulare sesa një pacient jo diabetik. Hipertensioni arterial është identifikuar si një faktor risku madhor për zhvillimin e diabetit mellitus tip 2, pacientët hipertensivë kanë një risk 2-3 herë më të lartë për të zhvilluar diabet sesa pacientët me presion arterial normal.(8,9)

 

Për çdo nivel të dhënë të presionit sistolik, zhvillimi i diabetit rrit dukshëm vdekshmërinë kardiovaskulare. Komplikacionet, që vihen re në ecurinë e hipertensionit dhe të diabetit, ndahen në makrovaskulare dhe mikrovaskulare. Komplikacionet makrovaskulare janë të mirënjohura në

 

 

12

 

 

pacientët hipertensivë dhe diabetikë dhe përfshijnë sëmundjen e arterieve koronare, infarktin e miokardit, aksidentet cerebro vaskulare, insufiçiencën kongjestive kardiake dhe sëmundjen e arterieve periferike. Ndërsa komplikacionet mikrovaskulare përfshijnë retinopatinë, nefropatinë dhe neuropatinë. Megjithëse komplikacionet mikrovaskulare janë të lidhura me hipergliceminë kronike, studimet kanë treguar se hipertensioni është një faktor i rëndësishëm risku sidomos për nefropatinë.

 

1.1 Konteksti historik

 

1.1.1 Te dhena historike mbi diabetin

 

Diabeti njihet qe ne kohet e lashta nga simptomat e pershkruara ne nje tekst mjeksor egjiptian, Ebes Papyrus, ne vitin 1500 Para Krishtit. Emri Diabet Mellitus perbehet nga dy fjale, nje greke,

 

diabetes, dhe nje latine, mellitus. Ne shekullin e dyte, mjeku grek Aretaus i dha semundjes emrin grek diabetes, qe pershkruan sifonin e qe do te thote "kalim nepermjet", duke ju referuar sasise se shtuar te urinimit ne diabetin e pakontrolluar.(10) Ndersa fjala latine mellitus

, qe u shfaq me vone, do te thote "e embel si mjalti’’, u perdor per te pershkruar shijen e embel te urines.

Mjekët Hindu Charak dhe Sushrut, që shkruan midis 400-500 para erës sonë, ishin ndër të parët që dalluan ëmbëlsinë e urinës diabetike. Diagnoza vendosej duke shijuar urinën apo duke vënë re që milingonat mblidheshin rreth saj. Fakti që urina diabetike është e ëmbël ishte vënë re edhe nga mjekët Arabë të shekujve 9-11 pas erës sonë, e pasqyruar në enciklopedinë mjekësore të Avicenës (vitet 980-1037). (10)

 

Me 1775, anglezi Matthew Dobson provoi se shija e embel e urines ishte nga sheqeri qe ajo permbante, duke arritur në përfundimin që veshkat sekretonin sheqer, dhe që ky "nuk ishte formuar në organet sekretore por ekzistonte që më parë në serum".(11) Kirugu John Rollo ne 1809, ishte i pari që përdori termin "mellitus". (12) Me 1869 studenti i mjeksise Langerhans, zbuloi grupet e qelizave ne forme ishujsh ne pancreas, te cilat prodhojne insulinen. (13)

 

Vetem në 1909, belgu Jean de Meyer e quajti këtë sekrecion

 

 

insulinë

, nga fjala Latine "ishull". (14) Me 1889, fiziologet gjermane Von Mering dhe Minkowski zbuluan se heqja e pankreasit tek qente shkaktonte diabet. (15)

Me 1921 kirurgu i ri Frederik Banting (ditelindja e te cilit, data 14 nentor eshte shpallur dhe dita Nderkombetare e Diabetit) se bashku me studentin e mjeksise Charles Best, zbuluan insulinen, duke marre çmimin Nobel për Fiziologjinë ose Mjekësinë. (16)

 

Insulina e transformoi diabetin nga një sëmundje akute me fund të shpejtë në një sëmundje kronike me komplikacione të rënda afat-gjata. Kjo eshte aq e vërtetë, saqë strategjitë për të shmangur dhe parandaluar komplikacionet kronike të diabetit janë prioritete shkencore dhe klinike edhe sot e kësaj dite.

 

 

 

13

 

 

 

1.1.2 Te dhena historike mbi hipertensionin

 

Historia e hipertensionit eshte teper e lashte, perpara Krishtit. Trajtimi për atë që quhej "hard pulse disease" konsistonte në reduktimin e sasisë së gjakut duke hequr gjak ose duke aplikuar shushunjat.(18) Kjo është mbështetur nga i ashtuquajturi "The Yellow Emperor of China" Huangdi (rreth viteve 2600 p.e.r.), enciklopedisti roman Aulus Cornelius Celsus, Claudius Galenus, filozof dhe mjek grek, dhe Hippokrati. (18)

 

Me pas, historia "moderne" e hipertensionit vazhdon me njohjen e sistemit kardiovaskular nga William Harvey, i cili pershkroi qarkullimin e gjakut, duke pershkruar zemren si pompe, ne librin e tij "De motu Cordis" ne 1628. (17)

 

Kleriku anglez Stephen Hales publikoi i pari matjen e presionit arterial ne 1733, ne kuaj. (16,17) Pershkrimi i hipertensionit si nje semundje u be nga Thomas Young ne 1808 dhe vecanerisht nga Richard Bright ne 1836.(18)

 

Raporti i pare i rritjes se presionit arterial ne nje person pa te dhena per semundje renale u be nga Frederick Akbar Mahomed. (20) Megjithate hipertensioni si entitet klinik u shfaq ne 1896 me shpikjen e sfigmomanometrit nga Scipione Riva-Rocci. (21) Kjo lejoi qe presioni arterial te matej ne klinike. Ne 1905, Nikolai Korotkoff permiresoi tekniken duke pershkruar tonet e Korotkoff, qe perfaqesojne zhurmat qe auskultohen me stetoskop kur mansheta e sfigmomanometrit shfryhet. (19)

 

Koncepti i hipertensionit arterial esencial u prezantua ne 1925 nga fiziologu Otto Frank per te pershkruar rritjen e presionit arterial per te cilin nuk gjendet shkak. Ne 1928, termi "hipertension malinj" u perdor nga mjeket ne Mayo Clinic per te pershkruar nje sindrom me presion arterial shume te rritur, retinopati te rende dhe funksion te mire renal, qe zakonisht perfundonte ne vdekje brenda nje viti per shkak te insuficiences kardiake, insultit apo insuficiences renale.(21) Nje rast i tille ishte Franklin D.Roosevelt.(23) Ne kete periudhe, gjysmen e pare te shekullit te XX, mbizoteronte idea se presioni arterial ka nje funksion adaptiv.

 

Dr. White, mjeku personal i shume presidenteve te US, ne 1937, thoshte se hipertensioni eshte nje mekanizem i rendesishem kompensator qe nuk duhet ndryshuar. (24) Ne dekaden e mepasme pati nje rritje te akumuluar te evidencave nga raportet e Shoqates Aktuariale (19,25) dhe studimet longitudinale, sic eshte Studimi Framingham (26), ku "hipertensioni beninj" rriste semundjet kardiovaskulare dhe vdekjet dhe se ky risk rritej me shkallen e rritjes se presionit.

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit