Doktoratura

DR.Afrim AVDAJ

TRAJTIMI I SËMUNDJES ULÇEROZE GASTRODUODENALE TË PERFORUAR

HYRJE                             

Me arritjen e sukseseve në terapinë medikamentoze, kirurgjia ka një rol shumë të kufizuar në menaxhimin e sëmundjes së ulçerës peptike (SUP).

Çrrënjosja e Helicobacter pylorit është bërë ekuivalente me vagotominë mjekësore, përfundimisht duke ulur operacionet sipas kapitujve të historisë së teksteve shkollore kirurgjikale. Kombinimet e antibiotikëve të shumtë dhe agjentëve për reduktimin e acidit, zakonisht frenuesit e pompës protonike, kanë qenë shtyllë e këtyre regjimeve. Normat e shërimit në më shumë se 80% të rasteve (që synojnë trajtimin) janë të mundshme. Zhdukja e infeksionit me Helicobacter pylori mund të japë lehtësim afatgjatë të sëmundjes ulçeroze;reduktojnë përsëritjen;parandalojnë gjakderdhjet ulçeroze të përsëritura dhe zgjidh stenozën pyloro-duodenale në disa raste. [15, 16, 17]

Shikimi historik - Teodor Billroth, më 29 janar 1881, realizoi me sukses resekcionin e parë të stomakut në Vjenë te pacienti 39 vjeç, për shkak të stenozës nga Carcinoma antrale me rekonstrukcion të tipit gastroduodenoanastomoz, që më vonë do të quhet Billroth I, por Billroth e vërejti insuficiencën e gastroduodenoanastomozës te disa pacientë dhe provoi tipin tjetër të rekonstrukcionit në mes anëses jejunale dhe stomakut, që sot  quhet Billroth II. Këtë operacion i pari e inicoi Wolfler, në shtator 1881. Resekcionin e parë të stomakut me rekonstrukcion të tipit Billroth I për stenoz beninje të ulçerës pylorike e realizoi Ryger, më 1882.

Që nga zbulimi i Helicobacter pylori, 10 vite më parë, ka pasur ndryshime të theksuara në qasjen për terapinë e sëmundjes së ulcerës peptike. Ne tani e dimë se 90% e pacientëve me ulçera duodenale dhe 70% e të gjithë pacientëve me ulçerë të stomakut janë të infektuar me H. pylori. Dëshmi është paraqitur se rikthim i ulçerës gastrike dhe duodenale të dyja mund të reduktohen ndjeshëm nëse Helicobacter pylori është zhdukur nga stomaku i pacientit. Ulçera duodenale mund të përsëritet te pacientët me H. pylori negativ, për shkak të faktorëve të tjerë si riinfeksion me Helicobacter pylori. [11,12].

Për ulçerat beninje në Gjermani dhe Francë janë ndërmarrë operacioni me resekcion, ndërsa në Angli dhe Amerikë me gastroenterostomi.

Termin syndromi dumping e ka aplikuar Mix, më  1922, në bazë të studimit rentgenologjik të kalimit të shpejtë të kontarstit pas gastrojejunostomise te një paciente 40 vjeçe, femër e operuar për shkak të ulçerës së stomakut.

Extner dhe Schwartzmann, më 1911, kanë aplikuar vagotominë trunkale, por se për  shkak të atonisë  së stomakut kërkohet  të bëhet gastrojejunostomija.

Latarjet, më 1922, e ka mjekuar pacientin me gastrit apo me ulçerë duodenale me vagotomi trunkale të përparme.

Dragsted dhe Owens, më 1943, kanë përshkruar dy pacientë me ulçerë duodenale te të cilët është realizuar vagotomija trunkale supradiafragmatike. Weinberg, më 1951, ka kombinuar vagotominë trunkale me Heinecke-Mikulicz me piloroplastik.

Harkins e ka kombinuar vagotomin selektive me antrektomi dhe rekonstrukcion të tipit Billroth I.

Vagotomia supraselektive e ka bazën në kërkimet e F.Holleut, i cili mendon se antrumi duhet të mbahet i inervuar me vijat e vagusit pas denervimit të qelizave parietale.F.Holleu përpos vagotomisë supraselektive ka bërë edhe pyloroplatikën.

Vagotomia supraselektive (VSS) në Shqipëri është përdorur për të parën here në vitin 1967 nga B. Elezi në Spitalin Nr.2 të Tiranës, ndërsa qepja e pare për trajtimin e ulqerës së perforuar është bërë në vitet 20-30 të shek.XX nga Osman Jonuzi. [117]

Në vitet 50 të shekullit të XX në Spitalin e Tiranës, në më shumë se në gjysmën e rasteve me ulcerë të perforuar përdorej si metodë trajtimi rezekimi. Në dhjetëvjeçarin që pasoi kjo shifër përgjysmohet dhe vetëm në 25 % të rasteve përdorej rezekimi I stomakut. Në vitet 70 e këtej përdorimi I rezekimit të stomakut në trajtimin e ulcers së perforuar ka ardhur duke u ulur, ndërsa qepja e ulcers së perforuar në Shqipëri ka qenë metodë bazë e trajtimit (117).

Sot mendohet që secili operacion e ka indikacionin dhe kundërindikacionin, por që kirurgu duhet ta realizojë atë operacion që më së miri i përgjigjet pacientit, e jo atë që e din më së miri dhe që e realizon më së shpejti.

 

Edhe përkundër mjekimit konservativ me barna antisekretorë të receptorëve H2, bllokatorëve të pompës proteinike, mjekimi primar ka qen i mundur në 80 – 85% të pacientëve, recidivi i sëmundjes, si i hershëm ose i vonshëm,është shfaqur deri në 50% të të sëmurëve. [30,40].

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit