Njoftim per studentet 9.12.2022

Bazuar ne Ligjin 80/2012, date 22.07.2015 "Per Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor ne Institucionet e Arsimit të Lartë ne Republikën e Shqipërise" VKM Nr.39 date 23.01.2019 "Për disa ndryshime ne VKM Nr. 903, date 21.12.2016 "Për percaktimin e kritereve per perfitimin e bursave nga fondi i mbeshtetjes studentore për studentët e shkelqyer, studentët që studiojnë nëprograme studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë" ,VKM Nr. 784, date 26.12.2018 të ndryshuar,

Njoftohen të gjithë studentët në nevojë të Fakultetit të Mjekësisë, që pëmbushin kriteret sipas vendimit përkatës, si dhe studentët në nevojë të trajtuar me bursë me vendim të njësive të vetëqeverisjes vendore, se duhet të dorëzojnë dokumentacionin dhe formularin perkates, pranë zyrës së Informacionit në godinën kryesore në Fakultetin e Mjekësisë.

 

Orari i dorëzimit të dokumentacionit nga studentët është:cdo te marte dhe te merkure, ora 10.00-12.00

 

Formulari i kritereve per burse (vkm 39, date 23.01.2019)

Formulari kritereve per perjashtim nga tarifa e shkollimit (vkm nr.40, date 23.01.2019)

Formulari kritereve per ulje tarife cikli II vkm nr.780, date 26.12.2018

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit