Njoftim datë 15.5.2024

NJOFTOHEN TE GJITHE KANDIDATËT FITUES PËR SPECIALIZIMET AFATGJATA PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024 SE REGJISTRIMET DO TË KRYHEN PRANË SEKRETARISE MËSIMORE TE FAKULTETIT TË MJEKESISE NE DATAT 16.05.2024 - 24.05.2024, ora 9:00 - 14:00.

Dokumentacioni që do te paraqesin fituesit e specializimit në momentin e regjistrimit jane:

1. Fotokopje te ID ose passaportes

2. Certifikate te statusit civil

3. Fotokopje e noterizuar e diplomes dhe notat te shkollës së mesme

4. Kontrata e lidhur me Ministrine perkatese ( kuotat e mbuluara)

5. Një fotografi me përmasat 2x2.5cm

6. Mandat pagesa e tarifes së shkollimit

7. Mandat pagesa për pajisje me numer matrikullimi

Shenim: Ne baze te nenit 45 te regullores së specializimit afatgjate në mjekesi, kandidatët me kontrate duhet te dorëzojne kontraten e nënshkruar me Ministrite brenda 2 javeve.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit