NJOFTIM PËR TESTIMIN E INFORMATIZUAR TË MATURANTËVE NË KUADËR TË PRANIMIT NË PROGRAMIN MJEKËSI E PËRGJITHSHME NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, KATEGORITË E VEÇANTA
Ju informojmë se në datën 16.09.2026, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH), do të zhvillohet testimi i informatizuar në kuadër të pranimit në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme”, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, kategoritë e veçanta.
Faturën për arkëtim për kryerjen e pagesës mund ta shkarkoni në faqen zyrtare të QSHA www.qsha.gov.al, në linkun:
https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2025/11/Fatura_provime.pdf
Ditën e zhvillimit të testimit të informatizuar, maturantët duhet të kenë parasysh dhe të jenë të pajisur me:
- dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë);
- faturën origjinale të pagesës së tarifës së testimit për llogari të QSHA-së;
- të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të testimit;
- ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter mos kualifikimi;
- ndalohet komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë zhvillimit të testimit deri në marrjen e deklaratës së rezultatit;
- ndalohet lëvizja përtej vendit të përcaktuar për zhvillimin e testimit;
- firmosin deklaratën e rezultatit të marrë.
Kalendari i organizimit të testimit dhe orari i pjesëmarrjes në testim për çdo maturant, do të publikohennë vijim në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore http://www.qsha.gov.al/
Orari i pjesëmarrjes në testim do të jetë i përcaktuar dhe nuk do të mund të ketë ndryshime.
Kandidati ka të drejtë të ankimojë rezultatin, duke paraqitur ankesën me shkrim, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore brenda 1 (një) dite nga shpallja e rezultatit të testimit të informatizuar.
Ju urojmë Suksese!




