“Siguria dhe Shëndeti në punë mund të shpëtojnë jetë”

28 Prill 2020

Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

“Siguria dhe Shëndeti në punë mund të shpëtojnë jetë”

 

Duke njohur sfidën e madhe me të cilën qeveritë, punëdhënësit, punëmarrësit dhe mbarë shoqëria  po përballen në të gjithë botën për të luftuar pandeminë COVID-19, Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë këtë vit përqendrohet në adresimin e shpërthimit të sëmundjeve infektive në vendin e punës, me fokus pandeminë COVID- 19.

Kjo ditë shërben për të rritur ndërgjegjësimin për adaptimin e praktikave të sigurta në vendet e punës dhe rolin që luajnë shërbimet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Në kushtet e lehtësimit të masave të ndërmarra ndaj COVID-19, është shumë e rendësishme që të aplikohen masa mbrojtëse për të mbrojtur sigurinë dhe shëndetin e punonjësve  në vendin e punës. Më poshtë gjeni disa rekomandime bazë të cilat duhet të sigurohen në çdo mjedis pune:

 Mënyrat e thjeshta për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në vendin e punës

Masat me kosto të ulët të paraqitura më poshtë do të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së infeksioneve, të tilla si: ftohja, gripi dhe problemet gastrike në vendin e punës, si edhe të mbroni klientët, kontraktorët dhe punonjësit tuaj.

Punëdhënësit duhet të fillojnë t'i praktikojnë këto masa tani, edhe nëse COVID-19 nuk ka arritur në komunitetet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre. Ndërmarrja e këtyre masave, mund të reduktojë ditët e humbura të punës për shkak të sëmundjes dhe të ndalojë ose ngadalësojë përhapjen e COVID-19, nëse shfaqen raste në mjediset që disponojnë.

1.     Sigurohuni që vendet e punës të jenë të pastra dhe të higjienizuara.

·       Sipërfaqet (p.sh. tavolinat e kompjuterave, tavolinat e punës) dhe objektet (p.sh. telefona, tastiera) duhet të pastrohen rregullisht me dezinfektues.

·       Pse? Për shkak se ndotja në sipërfaqet e përdorura nga punonjësit dhe klientët, është një nga mënyrat kryesore të përhapjes së COVID-19.

2.     Promovoni larjen e rregullt të duarve nga punonjësit, kontraktorët dhe klientët.

·       Vendosni solucionet pastruese dhe sterilizuese të duarve në vendet e dukshme rreth vendit të punës. Sigurohuni që këto pajisje të rimbushen rregullisht.

·       Afishoni postera promocionalë mbi larjen e duarve – kërkojani këto autoriteteve tuaja lokale të shëndetit publik ose shikoni në adresën e internetit www.WHO.int.

·       Kombinoni këto veprime me masa të tjera të komunikimit, siç janë: ofrimi i udhëzimeve nga profesionistët e shëndetit dhe të sigurisë në punë, njoftime të ngjashme gjatë takimeve dhe informacion mbi rëndësinë e promovimit për larjen e shpeshtë të duarve.

·       Sigurohuni që stafi, bashkëpunëtorët dhe klientët të kenë qasje në vendet ku ata mund të lajnë duart me sapun dhe ujë të rrjedhshëm.

·       Pse? Sepse larja asgjëson virusin nga duart tuaja dhe parandalon përhapjen e COVID19.

3.     Promovoni higjienë të mirë respiratore (të frymëmarrjes) në vendin e punës.

·       Afishoni postera që promovojnë higjienën respiratore (të frymëmarrjes). Kombinojeni këtë me masa të tjera, siç janë: ofrimi i udhëzimeve nga profesionistët e shëndetit dhe sigurisë në punë, njoftime gjatë takimeve, informacione në internet etj.

·       Sigurohuni që maskat e fytyrës dhe kartëpecetat higjienizuese të jenë të disponueshme në vendet tuaja të punës, sidomos për ata që janë prekur nga rrufa ose kolla, dhe të gjitha së bashku të sigurohen në koshat e mbyllur higjienizues.

·       Pse? Për shkak se higjiena e mirë e frymëmarrjes parandalon përhapjen e COVID-19.

4.     Këshilloni punonjësit dhe bashkëpunëtorët që të konsultohen përpara se të udhëtojnë për qëllime biznesi.

 

5.     Informoni punonjësit, bashkëpunëtorët dhe klientët tuaj që nëse COVID-19 fillon të përhapet në komunitetin tuaj, cilido qoftë me kollë të lehtë ose me temperaturë subfebrile (37.3 C ose më shumë), duhet të qëndrojë në shtëpi. Gjithashtu ata duhet të qëndrojnë në shtëpi (ose të punojnë nga shtëpia) nëse kanë nevojë për mjekim të thjeshtë, siç janë: paracetamoli, ibuprofeni, aspirina; të cilat mund të maskojnë (fshehin) simptomat e infeksionit nga COVID-19.

 

·       Vazhdoni komunikimin dhe promovoni mesazhin se “njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi”, edhe nëse ata kanë vetëm simptoma të lehta të COVID-19.

·       Paraqisni postera me këtë mesazh në vendet e punës. Kombinoni këtë me mjete të tjera të komunikimit, që zakonisht përdoren në organizatën ose biznesin tuaj.

 

6.     Mbani mend:

·       Masat e thjeshta paraprake dhe planifikimi i duhur mund të bëjnë një ndryshim të madh. Veprimi në kohën e duhur do të ndihmojë në mbrojtjen e punonjësve dhe biznesit tuaj.

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit