Articles
Dekan i Fakultetit të Mjekësisë
Curriculum Vitae
Prof. Dr. Xheladin Draçini ka kryer studimet e larta në degën „Mjekësi e Përgjithshme“ të Fakultetit të Mjekësisë, UT në vitin 1995 dhe specializimin pasuniversitar në degën „Kirurgji e Përgjithshme“ në vitin 1999. Në vitin 2005 ka mbrojtur gradën „Doktor i Shkencave“ dhe në vitin 2013 ka marrë titullin „Profesor“. Aktualisht është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Kirurgjisë, Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme Nr. 1 të Fakultetit të Mjekësisë, UMT dhe mjek kirurg primar në Qendrën Spitalore Universitare „Nënë Tereza“, Tiranë. Aktiviteti shkencor i Prof. Draçinit përfshin 107 referime në aktivitete shkencore; 25 artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si edhe 4 monografi dhe tekste mësimore.
- Lista e Botimeve
- Website: www.xheladindracini.al