Doktoratura

SPEKTRI I INSUFICENCËS RENALE AKUTE NË TERAPINË INTENSIVE. ETIOLOGJIA, PROGNOZA. APLIKIMI I KRITEREVE RIFLE - Z. Albana Gjyzari

Ç’është dëmtimi renal akut dhe përkufizimi i IRA sipas RIFLE
Kuadri klinik i insuficencës renale akute ka pësuar ndryshime të konsiderueshme gjatë 30 viteve të fundit. Spektri ka ndryshuar nga sëmundje e një organi të vetëm e trajtuar kryesisht nga nefrologu në një sëmundje që ndodh kryesisht në pacientë kritik dhe trajtohet nga nefrologu dhe reanimatori. IRA me nevojën për tu trajtuar me terapi zëvendësuese renale gjithashtu ka pësuar rritje. Një aspekt tjetër I rëndësishëm janë evidencat gjithmonë e në rritje se ndryshime të vogla të funksionit renal mund të ndikojnë në prognozë, edhe në pacientët kritik me disfunksion multiorganor [67, 140]. Duke u nisur nga këto gjetje termi Dëmtim Renal Akut u fut për herë të parë nga Acute Kidney Injury Network gjatë takimit të parë në vitin 2005. Ky term ka gjetur përdorim të gjerë në literaturën ndërkombëtare dhe ka për qëllim të përshkruaj të gjithë spektrin e sëmundjes renale akute.
Tradicionalisht, insuficenca renale akute është përkufizuar si një rënie e shpejtë (prej disa orësh deri disa javësh) dhe zakonisht e rikthyeshme e shpejtësisë së filtracionit glomerular[181, 286].
Megjithëse IRA-ja ka qenë fokusi I kërkimeve klinike dhe atyre bazë përgjatë dekadave të fundit mungesa e një konsensusi rreth përkufizimit të tij është diskutuar gjerësisht.
Epidemiologjia e sëmundjes renale kronike është përshkruar qartë, dhe sëmundja është përkufizuar në stade të bazuara në vlerësimin e shpejtësisë së filtracionit glomerular dhe janë krijuar linjat udhërëfyese të publikuara prej Kidney Disease Outcomes Quality Initiative (K/DOQI)[240].
Duke u bazuar në të dhënat e mbledhura në mënyrë sistematike janë vlerësuar incidenca, prevalenca, trajtimi, morbiditeti, mortaliteti I sëmundjes renale terminale.
Të dhëna janë duke u mbledhur dhe analizuar për IRA-në gjithashtu.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
SPEKTRI I INSUFICENCËS RENALE AKUTE NË TERAPINË INTENSIVE. ETIOLOGJIA, PROGNOZA. APLIKIMI I KRITEREVE RIFLE

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit