New Bulletin

Page is under construction! 

Mirese erdhet tek Faqja e Fakultetit te Mjekesise

Fjala përshëndetëse me rastin e emërimit Dekan i Fakultetit të Mjekësisë

Prof.Dr. Margarita Gjatadekan fm2024

Të nderuar kolegë!

Bashkë fillojmë një kapitull të ri në historinë e Fakultetit të Mjekësisë. Jam e nderuar të jem në krye të një ekipi kaq profesional, të talentuar dhe të përkushtuar në të njëjtën kohë.

Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për bashkëpunimin e të gjithëve për ta çuar përpara Fakultetin e Mjekësisë. Kemi një vision të qartë për të krijuar një mjedis akademik të shkëlqyer, për mësimdhënie dhe kërkime shkencore, ku studentët tanë mund të zhvillojnë plotësisht potencialin e tyre. Për të realizuar këtë vizion, nevojitet kontributi juaj.

Ju si Shefa Departamentesh, jeni udhëheqësit tanë dhe mbështetja juaj është thelbësore për suksesin e përbashkët; Prof. Vera Ostreni, Prof. Gentian Vyshka, Prof. Alma Idrizi, Prof. Etleva Refatllari, Prof. Alban Dibra, Prof. Najada Çomo, Prof. Arben Beqiri, Prof. Ali Tonuzi, Prof. Ermira Kola, Prof. Ariel Çomo, Prof. Eliona Demaliaj, Prof. Ilir Alimehmeti, Prof. Suela Këllici, Prof. Gentiana Qirjaku, Prof. Liri Hoxha dhe Prof.Arben Lloja. Ju ftoj të bashkojmë forcat dhe të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për Fakultetin e Mjekësisë. Së bashku mund të arrijmë gjithçka.

Ndihem e entuziasmuar, pasi krah meje në në këtë udhëtim do të jenë dhe tre koleget; Prof. Najada Como, Prof. Alma Idrizi, Prof. Iliriana Bakalli të cilat sjellin me vete një pasuri përvojash dhe ide të reja.

Read more: Mirese erdhet tek Faqja e Fakultetit te Mjekesise

Dekan i Fakultetit të Mjekësisë

Curriculum Vitae

Prof. Dr. Xheladin Draçini ka kryer studimet e larta në degën „Mjekësi e Përgjithshme“ të Fakultetit të Mjekësisë, UT në vitin 1995 dhe specializimin pasuniversitar në degën „Kirurgji e Përgjithshme“ në vitin 1999. Në vitin 2005 ka mbrojtur gradën „Doktor i Shkencave“ dhe në vitin 2013 ka marrë titullin „Profesor“. Aktualisht është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Kirurgjisë, Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme Nr. 1 të Fakultetit të Mjekësisë, UMT dhe mjek kirurg primar në Qendrën Spitalore Universitare „Nënë Tereza“, Tiranë. Aktiviteti shkencor i Prof. Draçinit përfshin 107 referime në aktivitete shkencore; 25 artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si edhe 4 monografi dhe tekste mësimore.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit