CEREMONIA E BLUZAVE TE BARDHA
Në Sallën e Leksioneve të Lëndëve Paraklinike u organizua më 24 Tetor Ceremonia e Bluzave të Bardha me studentët e vitit të parë të Fakultetit të Mjekësisë. Në ceremoni morën pjesë Zv/Dekani Prof.Andi Koraqi,Kancelarja Znj.Zhaneta Dautaj dhe një pjesë e Stafit Akademik të Fakultetit të Mjekësisë.Gjatë këtij takimi u shpërndanë bluzat e bardha dhe u lexua Betimi i Hipokratit.
"DITA E ORIENTIMIT"
Në Sallën Paraklinike u organizua takimi i parë me studentët më të rinj të Fakultetit të Mjekësisë të Vitit Akademik 2016-2017. Në këtë takim morën pjesë Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof.Dr.Xheladin Draçini, Zv.Dekani për Anën Mesimore Prof.Dr.Ariel Como dhe Kancelarja e Fakultetit të Mjekësisë Znj.Zhaneta Dautaj. Takimi u fokusua në orientimin e studentëve si për aspektin fizik të vendodhjes së godinave të Fakultetit të Mjekësisë ashtu edhe për rrugën e gjatë drejt dijes në fushën e bukur të mjekësisë.
<<Video>>
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |