Renditja e aplikantëve sipas programeve të studimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, raundi I-rë, viti akademik 2022-2023

Renditja e aplikantëve sipas programeve të studimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, raundi I-rë, viti akademik 2022-2023
Bashkëngjitur do të gjeni listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për të ndjekur studimet në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Deri tek vija e kuqe janë fituesit e fazës së parë të raundit të parë, sipas çdo program studimi.
Ankimimet mund të kryhen më datë 1 shtator, përmes dorëzimit të një kërkese me shkrim pranë zyrës së protokollit, Rektorati i UMT. Përgjigja do të merret brenda 24 orëve. Në datën 2 Shtator fillojnë regjistrimet e kandidatëve fitues, pranë çdo Fakulteti.
Ju urojmë suksese!
Klikoni për listat e renditura:
Burimi: Website zyrtar i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit