MBËSHTETJA FINANCIARE PËR STUDENTËT, VITI 2024-2025

Shpallen aplikimet për Mbështetjen Financiare, instrumenti i bursave sa paga minimale, i financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit!

Nga data 15 tetor-15 dhjetor, pranë AKFAL.
Nëse jeni:

  • student i shkëlqyer
  • student i programeve prioritare
  • student , fitues i olimpiadave.

Paraqituni në AKFAL me formularin e aplikimit në linkun https://akfal.gov.al

Thirrja e aplikimeve për mbështetje financiare (formulari i aplikimit)

WhatsApp Image 2024-10-15 at 09.35.07

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit