Renditja e aplikantëve sipas programeve të studimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, raundi I-rë, viti akademik 2026-2027

Të dashur Maturantë,

Ju  falënderojmë për interesin dhe besimin që keni treguar nëpërmjet aplikimit tuaj, për Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë.

Bashkëngjitur do të gjeni listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për ndjekjen e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë, sipas programeve të studimit.

Në listat e publikuara si më poshtë, kandidatët e renditur deri te vija e kuqe konsiderohen fitues të fazës së parë të Raundit të Parë, sipas kuotave të përcaktuara për secilin program studimi.

Ankimimet mund të paraqiten më datë 24 gusht 2026, përmes dorëzimit të një kërkese me shkrim shoqëruar me kopje të Certifikatës së Maturës Shtetërore dhe kopje të ID, pranë Zyrës së Protokollit të Rektoratit të UMT-së. Përgjigja do të merret brenda 24 orëve.

Regjistrimi i kandidatëve fitues të fazës së parë të Raundit të Parë do të fillojë më datë 26 gusht 2026 dhe do të kryhet pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse.

Fakulteti i Mjekësisë Tiranë, ju uron suksese në rrugëtimin tuaj akademik!

Klikoni për listat e renditura:

Aplikantët e programit të studimit “Mjekësi e Përgjithshme”, Raundi I, viti akademik 2026-2027

Aplikantët e programit të studimit “Farmaci“, Raundi I, viti akademik 2026-2027

Aplikantët e programit të studimit “Shëndet Publik“, Raundi I, viti akademik 2026-2027

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit