Njoftim per Tarifen e Shkollimit 2016-2017

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Programet e Studimit Mjekësi e Përgjithshme,Farmaci,Bachelor në Shëndet Publik, Master Shkencor dhe Master Profesional në Shëndet Publik se tarifa e shkollimit për vitin akademik 2016-2017 duhet të paguhet gjatë periudhës 16.01.2017 deri 10.02.2017.

Faturën për arkëtim mund t'a printoni në linkun : http://www.fakultetimjekesise.edu.al/mandate-arketimi2   dhe pagesa mund të bëhet në çdo bankë. Dy kopje të faturave të marra nga banka pas arkëtimit të pagesës duhet të dorëzohen në Sekretarinë Mësimore. 

Ju lutem respektoni afatet e përcaktuara.

Sekretaria Mësimore

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit