Njoftim date 16.07.2020 - Sekretaria Mesimore

Njoftohen te gjithe studentet e vitit te gjashte (te rregullt dhe perserites), te cilet e kane perfunduar planin mesimor, duhet te dorezojne temat e diplomave ne datat, 31.07.2020 dhe 02.08.2020 prane Sekretarise Mesimore nga ora 09.00-14.00. Kopja e diplomes duhet te jete e firmosur nga udheheqesi dhe nga studenti dhe 2 CD te punimit.

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit