Doktoratura

KOMPLIKACIONET PULMONARE MBAS LARINGEKTOMISË - Igli Zhilla

Kanceri i laringut zë vëndin e parë nga neoplazitë e diagnostikuara në ORL.Ajo është një sëmundje e rëndë, vdekjeprurëse në rastet e avancuara dhe tepër invalidizuese edhe në rastet e trajtuara.Diagnostikimi i shpejtë dhe ndërhyrja në stadet e hershme rrit mbijëtesën për 5 vjet në 70-90%.
Në të gjithë kanceret e kokë - qafës ai takohet në 2-5% të tyre.Incidenca e përgjithshme është 1.2 për 100.000 banorë.Vëndin e parë nga vdekjet prej kancerit të laringut e ze Uruguaji, ndjekur nga Franca, Spanja,Italia ndoshta lidhur me mënyrën e tyre të
jetesës1,2.Megjithatë po vihet re një shtim i theksuar i rasteve me kancer të laringut në vendet e Evropës Lindore si pasojë e shtimit të përdorimit të duhanit dhe alkoolit nga ana e popullatës së re, në veçanti Sërbia.3
Në totalin e vdekshmerisë nga tumoret malinjë  për 100.000 banorë vdekjet nga kanceri i laringut zënë vëndin e 9 të ose 0,26% të të gjithë vdekjeve.
Raporti meshkuj femra është 5-20:1 por në vitet e fundit është vënë re një rritje e numrit të grave të diagnostikuara me kancer të laringut për shkak të rritjes së numrit të femrave përdorues të duhanit dhe alkoolit.
Nga statistikat tona (të nxjerra nga Instituti i Statistikës) rezulton se nga kjo patologji vdesin rreth 50 persona në vit ose 1.7 për 100.000 banorë.4
Trajtimi kirurgjikal i kancereve të kokë qafës shpeshherë  kompromentohet nga rreziku i  komplikacioneve gjatë dhe post operatore.Zakonisht një i sëmurë me kancer të laringut është një “HEAVY SMOKWER” pra duhanpirës kronik dhe shpesh perdorues i rregullt i alkoolit.Përvec kësaj, këta pacientë  janë zakonisht në moshë të thyer,disa herë të kequshqyer,dhe që kanë sëmundje të tjera shoqëruese si HTA,SIZ,emfizemë,bronkit kronik apo SPOK.
Gjenerali i Konfederatës “STONEWALL” Jackson ka qenë një nga viktimat e para të njohura të komplikacionit pulmonar postoperator i cili vdiq nga pneumonia 10 dite pas një anestezie të sukseshme me eter në 1863.Megjithë arritjet ë njëpasnjëshme  ne anestezi dhe trajtimin kirurgjikal komplikacionet pulmonare postoperatore (KPP) përbëjnë akoma një problem me rëndësi në praktikën moderne.
Ndërlikimet pulmonare në vetvete janë një burim primar i rritjes së kostos dhe sëmundshmërisë  në të sëmurët të diagnostikuar më kancer të kokë qafës dhe të trajtuar kirurgjikalisht.
Një numër i madh studimesh kanë  raportuar një rastisje të shpeshtë të komplikacioneve pulmonare në dekadat e fundit keshtu që është një problem që nuk mund të neglizhohet.Në kirurgjinë jokardiake frekuenca e komplikacioneve pulmonare krahasuar me ato kardiake të cilat historikisht kanë tërhequr më shumë vëmendjen e komunitetit të anestezistëve është në raporte të krahasueshme, shpeshherë duke anuar në një përqindje më të madhe të atyre pulmonare.5,6
Evidentimi  preoperator i të sëmurëve  të cilët paraqesin rrezik më të lartë dhe trajtimi me kujdes i tyre postoperator do të bënin të mundur realizimin me sukses të kirurgjisë dhe një hospitalizim më të shkurtër.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
KOMPLIKACIONET PULMONARE MBAS LARINGEKTOMISË

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit