Doktoratura

BIOMARKUESIT E INDIT DHJAMOR DHE LIDHJA E TYRE ME SËMUNDJEN ISHEMIKE TË ZEMRËS NË POPULLATËN SHQIPTARE - ZJ. IRIS MONE

PARATHËNIE
Tranzicioni i shpejtë social-ekonomik dhe politik në Shqipëri është shoqëruar me ndryshime të rëndësishme të mënyrës së ushqyerjes së popullatës nga një dietë Mesdhetare në një kulturë nutricionale Perëndimore. Gjithsesi, ka akoma pak studime të bazuara në individë për vlerësimin e sasisë dhe cilësisë së faktorëve dietetikë në popullatën adulte Shqiptare, përfshi edhe shpërndarjen e acideve yndyrore. Si rrjedhojë, informacioni mbi makronutrientët dhe mikronutrientët e popullatës adulte Shqiptare është akoma i varfër.
Dy janë metodat kryesore që përdoren për të bërë një vlerësim të efekteve shëndetësore në popullatë të lidhura me acidet yndyrore:analiza e faktorëve dietetikë nëpërmjet aplikimit të pyetësorëve të ushqyerjes, si dhe përdorimi i bio-markuesve të acideve yndyrore nëpërmjet aspirimit të indit dhjamor sub-kutan.
Studimi aktual ofron një pasqyrë të hollësishme të shpërndarjes së acideve yndyrore në meshkujt dhe femrat e popullatës Shqiptare të moshës 35-74 vjeç. Përmbushja e këtij objektivi u mundësua nëpërmjet vlerësimit të nivelit të acideve yndyrore në një kampion përfaqësues individësh adultë rezidentë në Tiranë, të cilët i’u nënshtruan një ekzaminimi dhe intervistimi të hollësishëm lidhur me faktorët dietetikë, si dhe një sërë faktorësh të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me karakteristikat e ushqyerjes. Në këtë mënyrë, ky komponent i studimit mundësoi përcaktimin e prevalencës dhe shpërndarjen e acideve yndyrore në popullatën adulte Shqiptare sipas shumë karakteristikave demografike (mosha, gjinia, origjina), social-ekonomike (niveli i edukimit, gjendja e punësimit, niveli ekonomik, shtresa shoqërore), stilit të jetesës (duhanpirja, konsumi i alkoolit, aktiviteti fizik), si dhe faktorëve konvencionalë të rrezikut për sëmundjen ishemike të zemrës (obeziteti, hipertensioni arterial, diabeti, historia familjare për sëmundje ishemike të zemrës, etj.).
Gjithashtu, ky studim shqyrtoi me hollësi faktorët kryesorë që ndikojnë në shpërndarjen e acideve yndyrore në popullatën adulte Shqiptare, si dhe lidhjen (shoqërimin) e nivelit të acideve yndyrore me sëmundjen ishemike të zemrës. Përmbushja e këtij objektivi u mundësua nëpërmjet krahasimit të një grupi të sëmurësh (subjekte me sindrom koronar akut) me një grup individësh jo të sëmurë (grup kontrolli, d.m.th. individë pa sëmundje ishemike të zemrës). Në këtë qasje rast-kontroll u mundësua krahasimi i nivelit të acideve yndyrore në grupin e të sëmurëve kundrejt grupit të kontrollit duke mbajtur konstant efektin e të gjithë faktorëve demografikë, social-ekonomikë, të stilit të jetesës, si dhe faktorëve konvencionalë të rrezikut për sëmundjen ishemike të zemrës. Në këtë mënyrë, u analizua efekti i pavarur i nivelit të acideve yndyrore në sëmundjen ishemike të zemrës, gjë e cila ndihmon në ndriçimin e shkakësisë (etiologjisë) së kësaj sëmundjeje madhore edhe për vendin tonë.
Nga kjo pikëpamje, ky studim ofron të dhëna ndoshta për herë të parë në Shqipëri lidhur me shpërndarjen e acideve yndyrore në popullatën adulte Shqiptare, si dhe lidhjen (shoqërimin) e këtyre acideve yndyrore me faktorët demografikë, social-ekonomikë, të stilit të jetesës si dhe me faktorët konvencionalë të rrezikut për sëmundjen ishemike të zemrës.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
BIOMARKUESIT E INDIT DHJAMOR DHE LIDHJA E TYRE ME SËMUNDJEN ISHEMIKE TË ZEMRËS NË POPULLATËN SHQIPTARE - ZJ. IRIS MONE

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit