Doktoratura

SARKOMAT NE MOSHEN FEMINORE - Donjeta Bali

QELLIMI I STUDIMIT
Të paraqesim nje analize te të dhënave demografike, epidemiologjike dhe klinike te Sarkomave në moshën pediatrike në vendin tonë, për një periudhë 14 vjeçare ( Janar 1997-Dhjetor 2010).
Objektivat kryesore:

  • Te japim eksperiencen dhe rezultatet tona lidhur me parametrat epidemiologjik e klinik per sarkomat ne moshen pediatrike ne Shqiperi.
  • Te ballafaqojme rezultatet tona ne vite, me ato te referuara ne literaturen bashkekohore nderkombetare.
  • Të evidentojmë e analizojme lidhjet e mundshme ndërmjet te dhenave epidemiologjike dhe klinike, llojeve histologjike dhe prognozes, ne ndihme te nje orientimi te hershem e te drejte diagnostik si dhe te diagnozes diferenciale me patologji te tjera te ngjashme.
  • Te vleresojme e te evidentojme faktore te ndryshem prognostike me qellim orientimin ne zgjedhjen dhe ndjekjen strategjise me te pershtatshme terapeutike ne kushtet e vendit tone.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
SARKOMAT NE MOSHEN FEMINORE - Donjeta Bali

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit