Doktoratura

Dr.Anesti Vako

ASPEKTE MJEKOLIGJORE TE DEMTIMEVE ESHTRORE NE VDEKJET NGA DHUNA

 

           I. ARGUMENTI SHKENCOR I RENDESISE SE PUNIMIT

 

 

“Ne kufomat me inde te buta te shkatruara, bazuar vetem ne demtimet traumatike  te eshtrave, shpesh here mund te gjykojme per shkakun, mekanizmin dhe menyren e vdekjes”

                                                                                                         -G.Polson-(45)

 

Tema i kushtohet “Rendesise se ekspertimit mjekoligjor ne vleresimin e demtimeve eshtrore ne kufomat e freskta,te dekompozuara dhe skeletizuara”  te shkaktuara nga dhuna dhe si e tille, problematika  është komplekse dhe do te kërkonte nje trajtim jo vetem  mjekoligjor  por edhe kriminalistik, antropologjik, juridiko-penal,  kriminologjik etj. Studimi i këtij problemi është me interes të posaçëm shoqëror për shumë arsye, por me kryesorja qëndron në atë se krimi apo aksidenti njëherë e përgjithmonë shkatron vleren më e madhe e individit dhe shoqërisë – jeten e njeriut.

Ngjarjet nga perdorimi  i mjeteve te dhunshme , pavaresisht natyres se tyre kriminale ose aksidentale, jane veprime fizike qe lene gjurme te shumta jo vetem ne indet e buta por edhe ne eshtrat, te cilat eshte detyre edhe e Mjekesise Ligjore, ti qemtoje dhe ti  studioje.  “ Nuk ka krim pa gjurme, ka thene babai i Kriminalistikes  Edmond Lokardi, duke shtuar se ,sado dinak dhe te kujdesshem te tregohen autori ose autoret qe kryejne krimin,ata gjthmone pa dashje do te lene shenja ne trupin e viktimes dhe ne vendin e krimit “(11)

Ne kete pik veshtrim,vëzhgimi i sistemit eshtror shfaqet po aq domethënës dhe shteghapës  sidomos në ato raste kur kufoma ndodhet në gjendje të dekompozuar ose të skeletizuar. Indet e buta ne keto raste nuk kane pothuajse asnje vlere te diagnostikimit te shenjave  dhunes,  prandaj ekspertimi mjekoligjor i eshtrave mer nje rendesi te vecante. Fjala ketu eshte,ne ato raste kur nje kufome kerkohet te ekspertohet pas nje zhvarrimi(ne periudha kohore  te ndryshme pas varrimit); ne rastet kur trupi gjendet i groposur apo i  fshehur ne siperfaqje te tokes diku ne mjedise te hapura apo te mbyllura (pyll. arra, tunele,bodrume etj.); i hedhur ne mjedise ujore (liqen, det , rezervuare,puse etj). Eshte nje tendence kriminale kudo ne bote,qe krimi i organizuar  pasi  kryen veprat  penale te vrasjes,kerkon  te fshehe trupin e viktimes  me qellim qe permes dekompozimit natyror  apo duke i coptuar ose djegur deri ne  karbonizim,  kerkojne  te  fshehin  jo vetem shenjat e dhunes por edhe identitetin e viktimave.  Nje situate  e ngjashme shihet dhe  ne   rastet  e kufomave te  shperfytyruara, si viktima  ne numur te madh ne katastrofat natyrore ( termete, cuname,ciklone etj) , ne  kufomat  e masakruara,  si viktima ne numur te madh  ne krimet kunder njerezimit (lufterat civile,gjenocidi, aktet teroriste,tortura  etj.) , ne kufomat e shperfytyruara,si viktima  ne numur  te madh ne aksidentet ajrore, ujore dhe tokesore.(3,4,12,37)

Në çdo ngjarje të dhunshme, falë padyshim  prfilit funksional  tripërmasor të sitemit eshtror mbështetës-mbrojtës-lëvizës,  (3) tiparet fizike të mjetit dhe mekanizmi i ushtrimit të dhunës do te  gjurmëzohen  në  mënyrë të veçantë e gati-gati karakteristike edhe në eshtra, nga të cilat mund të përftohen  jo pak dëshmi rreth vetë  natyres se ngjarjes traumatike. Kjo shpjegohet kryesisht me faktin, se në morine e eshtrave te skeletit  kapen dhe mbështeten inde dhe organe në pjesë të ndryshme të trupit. Shumë eshtra, duke u bashkuar me njëra-tjetrën, formojnë zgavra dhe kanale mbrojtëse. Ne kete kuptim,sistemi eshtror eshte i ndertuar ne nje forme te atille, ku  nje  pjese  jo e paket e kockave sherben si “ fole mbrojtese” brenda te cilave gjenden te vendosura organe me rendesi jetesore. Ne rastet e dhunes kriminale,eshtrat kthehen ne nje forme a tjetren  ne nje lloj “ shënjestre “ , sic shfaqet, fjala bie, rasti i nje vrasjeje me arme zjarri, ku autori synon qe ta godasi viktimen ne koke apo kraharor,per te demtuar organet me rendesi jetesore qe “ folezohen “ brenda tyre), duke shkaktuar kesisoj vdekjen e sigurt te viktimes.  Ne te tilla raste,sidomos ne ekspertimin e kufomes se dekompozuar ose te skeletizuar,sic mund te kuptohet fare lehte,qemtimi i demtimeve te eshtrave mund te na ofroje mundesi te mira ne percaktimin me nje probabilitet te larte te mjetit,mekanizmit te ushtrimit te dhunes si dhe te shkakut te vdekjes.  Krahas  funksionit  te  “ folese “ pasive, nje pjese e eshtrave,kryesisht eshtrat e gjymtyreve,sherbejne  si  leva per muskujt  qe gjate tkurjes se tyre qofte  ne  menyre te ndergjegjshme apo  instinktive ,bejne te mundur  mbrojtjen  apo  minimizimin e  efekteve  te  nje  goditje  ose  rezimi traumatik te ashtuquajturat “fraktura mbrojtese”.

 

 2.QELLIMI I PUNIMIT.

 Qellimi paresor i punimit  ka qene perftimi i nje informacioni sa me te gjere te situates epidemiologjike te  demtimeve eshtrore ne vdekjet e dhunshme, qe duke u nisur nga polimorfizmi i demtimeve te tyre, (falë mundesive qe ofrojne “gjurmezimet” e dhunes ne eshtra), te  arrihet ne percaktimin e mjetit,mekanizmit,shkakut dhe menyres se vdekjes. Eshte fjala per nje studim krahasues te vleresimit patmorfologjik te demtimeve eshtrore   ne kufomat e freskta nga njera ane dhe atyre te dekompozuara nga ana tjeter.

 2.1 Objektivat e vecanta te studimit.

a) Trajtimin dhe analizimin e shpërndarjes, llojeve, shkallës së rëndësisë dhe veçorive morfologjiko-ligjore të dëmtimeve eshtrore në raport me llojet e tjera të dëmtimeve të shkaktuara nga ushtrimi i dhunës  vdekjeprurese  te kufomat te mara ne studim.

 b) Studimin e mekanizmave morfo-patogjenetike  te demtimeve frakturore te përfshira në mënyrë aktive dhe përcaktuese në zhvillimin e ndërlikimeve vdekjeprurëse ne kufomat e freskta, per ti krahasuar ato me  rastet  e ekspertuara  ne kufomat  e dekompozuara dhe te skeletizuara ,kur  dyshohen si shkaqe të tërthorta, apo të drejtpërdrejta të vdekjes.

c) Parashtrimin e metodave dhe teknikave më të volitshme për ekzaminimin dhe diagnostikimin mjekoligjor të dëmtimeve eshtrore te kufomat e dekompozuara dhe skeletizuara .

d) Studimi i kumteve në rrafshin mjekoligjor  te aspekteve të veçanta të dëmtimeve eshtrore në kuadrin e diagnozës diferenciale midis një vrasjeje, vetëvrasje apo një aksidenti.

2.2 Hipotezat e studimit.

Shpeshtësia e dëmtimit të eshtrave, vdekshmëria dhe përcaktimi i shkaktësisë së tyre parashtrojnë një sërë çështjesh dhe pyetjesh që kërkojnë zgjidhje e përgjigje sa më efikase, nga të cilat mund të përmendim syresh si:

* A është e vërtetë që eshtrat mund të pasqyrojnë gjurmë apo shenja të një vdekjeje jo të dhunshme?

*Cila eshte shkalla e veshtiresise  te qëmtimit te demtimeve eshtrore ne kufomat e dekompozuara dhe te skeletizuara?

* Nëpërmjet ekzaminimit të eshtrave, a është e mundur të përcaktohet mjeti, mekanizmi i dëmtimeve dhe shkaku i vdekjes  ( absolute  ose  relative) tek  një kufome të dekompozuar apo skeletizuar?

* A ekziston ndonjë mundësi  konkrete që të bëhet një përcaktim sa më i saktë e domethënës i «kohës së dëmtimeve» eshtrore, domethënë, mes tyre, a mund të dallohen syresh që  demtimi ka  zënë vend përpara apo pas vdekjes?

* A është e mundur që vetëm nëpërmjet vlerësimit të dëmtimeve të eshtrave dhe reperteve të tjera biologjike të përcaktohet prejardhja e dëmtimit eshtror nga një vrasje, vetëvrasje, apo aksident?

3.MATERIALI I SHFRYTEZUAR DHE METODIKA E TRAJTIMIT TE TIJ.

Materiali i këtij punimi përfshin 1102 protokolle të autopsive mjekoligjore të kryera pranë Institutit  tone të Mjekësisë Ligjore(IML) brenda një periudhe 5 vjeçare (2000-2004), nga te cilat  kemi perzgjedhur  512 raste autopsish  te freskta  ku  jane vrejtur demtime eshtrore   dhe qe  jane  gjykuar se kane  shkaktuar vdekjen,  nderkohe qe 15 raste kane qene kufoma te dekompozuara. Nga ana tjeter  kemi marre ne studim  edhe 226 raste ekspertimi te kufomave te dekompozuara dhe skeletizuara te nxjera nga arkiva e IML(2004-2011) si dhe 95 raste kufoma  te dekompozuara  (te zhvarosura mbas luftes ne Kosove) te nje periudhe 3 vjeçare( 1999-2001) ,protokollet e te cilave jane te huazuara nga Instituti i Mjekesise Ligjore te Kosoves.

Në këtë punim kemi përvjelur dhe parashtruar të dhënat statistikore të klasifikuara në bazë të viteve, të grupmoshave, seksit, llojit të traumës, lokalizimit të tyre, të prejardhjeve dhe mekanizmave shkaktues  etj. Nga ana tjetër, kemi shfrytëzuar edhe të dhënat e ekzaminimeve përmes teknikave preparuese, diafanoskopike dhe imazherike.

Në studimin statistikor-morfologjik të rasteve me dëmtime eshtrore ne kufomat e freskta, kemi analizuar veçmas dhe në mënyrë pjeserisht prospektive (rreth 20% te rasteve)  ndersa  pjesa tjeter  eshte veshtruar ne  planin retrospektiv per çdo protokoll autopsie, duke u përqëndruar kryesisht te të dhënat e gjeneralitetit, ekologjike, morfologjike, të rrethanave të çështjes, laboratorike etj. Në një moment të dytë kemi bërë studimin e tërësishëm grupor, përmes një procedure sintetike, të pasqyruara me tabela dhe diagrama, si dhe kemi diskutuar rezultatet e këtyre të dhënave. Për të arritur një synim të tillë, për studimin e tipeve të modeleve diagnostikuese të grup-shenjave me natyrë mjekoligjore të dëmtimeve eshtrore në diagnozën diferenciale të një vrasjeje, vetëvrasjeje apo aksidenti, jemi munduar të krijojmë një protokoll prospektiv  per tu perdorur ne menyre krahasimore ne  rastet  kur lind nevojae kryerjes se autopsive te kufomave te dekompozuara dhe skeletizuara.

Në analizimin dhe diskutimin e rasteve të grupuara, kemi patur parasysh kategori dhe parime themelore, syresh si ndërvarja e zinxhirit shkak-pasojë, lidhja dhe varësia reciproke veprim-kundërveprim, sikundërse edhe njohuri dhe koncepte të shkencave të anatomisë normale, te fiziologjisë, fizikës, mekanikës dhe lëmës së kriminalistikës. Përpunimi analitik i të dhënave të përvjelura nga statistikat e lartpërmendura është bërë me llogaritje aritmetike.

 

4..KONCEPTI MJEKOLIGJOR MBI TRAUMAT FRAKTURORE, KLASIFIKIMI DHE VECORITE PATMORFOLOGJIKE.

Ne kuptimin mjekoligjor,frakturat, jane pasqyre e veprimit te  nje mjeti traumatik,bazuar ne formen,volumin,peshen,intensitetin e forces goditese  dhe nga ana tjeter  e regjionit anatomik (ku  ndodhen eshtrat) si dhe gjendjes anatomo-fiziologjike e vete kockes (fraktura te vjetra, patologjite e kockes) etj.(15,333,4)

  Si te gjitha indet, edhe eshtrat jane objekt i demtimit te tyre nga veprimi i disa agjenteve traumatikë.

  Nga kendveshtrimi mjekoligjor ,demtimet frakturore te kockave  mund te shkaktohen  (7,15,36,37):

·         Nga mjetet e forta (mbretese).

·         Nga mjetet prerese-shpuese dhe çarrese.

·         Nga  armet e zjarrit dhe lendet plasese.

  Objektet që shkaktojnë dëmtime mekanike te  eshtrave ndahen në:

·          Mjete, ku përfshihen të gjitha sendet e forta, të cilat rastësisht ose qëllimisht mund të përdoren për goditje ose vetmbrojtje, si për shembull: leva, guri, tulla, grushti, shkelmi etj.

·          Vegla, që janë sende të destinuara për qëllime të posaçme të jetës së përditshme, në prodhim, në teknikë, etj.si thikat, sëpatat, kazma, shati etj.

·          Armët, ku përfshihen sende të përgatura për qëllime të posaçme sulmi ose mbrojtjeje. Këto mund të jenë arme të ftohta, apo armë zjarri.

 

       4.1. Demtimet eshtrore nga mjetet e forta .

 

                     4.1.1. Demtimet eshtrore te kokes.

    

              Dëmtimet e kokës (ku përfshihet edhe fytyra) janë më të shpeshta, krahasuar me të gjitha dëmtimet e tjera vdekjeprurëse të trupit.(15,24,33) Kjo shpjegohet me faktin se koka përbën një zonë të “preferuar” për të realizuar një vrasje ose vetëvrasje ose për të qenë shkak i vdekjes aksidentale.Eshtrat e kokës (kafkes cerebrale  dhe te fytyres ) si dhe truri me cipat e tij ,organet e shqisave (syte,hunda,goja) mund te demtohen nga mjete te ndryshme

Dëmtimet e kokes ,duke perfshire indet e buta dhe ato kockore, shkaktohen në dy mënyra: nga goditja me një mjet të fortë, ku si rregull  frakturat dhe dëmtimet e indeve te buta lokalizohen sipër “rrethit të kapeles”;  si dhe nga rrëzimi dhe përplasja  e kokes në një sipërfaqe të fortë, ku dëmtimet shihen poshtë ketij rrethi.( fig.1.)

Duke qenë se lëkura e kokës është e shtrirë në mënyrë të tendosur gjatë sipërfaqes konvekse të kubesë së kafkës, ne kufomat e freskta ,shpesh, plagët nga goditja me mjete te forta, japin pamjen e plagëve prerëse ose çarëse,kurse trajtat e frakturave janë te çrregullta. Diagnoza diferenciale, bazohet ne vecorite  e buzëve,te këndeve,dhe sidomos te dyshemeja e plages permes pranise se fijëzave shumë të holla të urëzave afër këndeve të plagës. (15,33,55)    

 

                       

Fig.1. Pamje skematike e mekanizmit te shkaktimit te demtimeve te indeve te buta dhe atyre kockore.                       

Mekanizmi i shkaktimit te demtimeve ne koke permes goditjeve kriminale apo rezimeve,varet nga vete karakteristikat e ndertimit anatomik te kokes qe ka forme zgavrore te rrumbullakosur , e cila  nga jashte mbulohet me indet e buta(skalpi),  dhe ne brendësi  i mbrojtur nga kafka eshte vendosur truri dhe cipat e tij. Koka duke u lidhur me trupin permes qafes, kjo e fundit duke qene e levizëshme,ben qe ne nje mase te konsiderushme,te arrihet ne amortizimin e forcave goditese traumatike.Megjithate,ne parim goditjet traumatike ne koke jane shume te rezikshme per shkak te ndjeshmerise qe ka truri ndaj veprimit te dhunes.Demtimi i trurit ,nga goditjet e forta ne koke,shoqerohet gjithmone me erresim ose humbje te koshiences per nje kohe te caktuar(tronditje dhe shëmbje e trurit) ose pergjithnje( destruksion ,vdekje e trurit).

Demtimet e renda ose vdekjeprurese te kokes (frakturat si dhe demtimi i mases cerebrale dhe cipave te saj) mund te shkaktohen me disa mekanizma,ne varesi kjo nga lloji i mjetit, pesha, intensiteti i forces goditese etj.(55) Ndër  demtimet traumatike qe mund te pesoje truri ,nga goditjet ose rrezimet,jane  zakonisht hemorragjitë brenda  materies trunore dhe hematomat brenda kafkës, qe interesojne cipat e trurit,nga ku mund të veçojmë hematomat epidurale, subdurale dhe subaraknoidale.

 

                 4.1.2. Demtimet eshtrore te kolones vertebrale dhe bacinit.

 

 Dëmtimet e kolonës vertebrale  janë zakonisht të tërthorta, me përjashtim të plagëve nga armë  zjarri.Zakonisht vertebrat thyhen nga shtypja, sidomos në pjesën e përparme të trupave të vertebrave dhe më shpesh shihen në moshat e vjetra dhe favorizohen nga osteoporoza. Përgjithësisht janë dëmtime të rënda dhe vdekjeprurëse; mbasi kontuzionohet ose pritet medula spinale.Rendesi praktike paraqesin sidomos demtimet e vertebrave cervikale,qe vrehen me se shpeshti gjate aksidenteve automobilistike (kur nuk respektohet mbajtja e ripave te sigurimit),ne shtrengimet e qafes,ne varrjet,ne rrezimet me koke etj.

Frakturat e baçinit shkaktohen nga trauma direkte( demtimet nga armet e zjarrit) ose indirekte (nëpërmjet forcës që ushtrohet në anësitë e poshtme). Frakturat mund të shkaktohen edhe nga ushtrimi i forcave goditëse ose shtypëse të mëdha.

           Ndërlikimet me të zakonshme të frakturave të baçinit janë çarjet e organeve kufitare (mitra,  vezoret, fshikëza urinare etj.). E boshatisur, vezika urinare është e mbrojtur mirë nga eshtrat e baçinit; e kundërta ndodh në rastet kur është e mbushur; ajo ngrihet lart dhe, duke u zbuluar, priret që të rupturohet. Çarja e vezikës të shpie në hemorragji dhe gjendje shoku, deri edhe në një vdekje të shpejtë. Frakturat e eshtrave te bacinit shoqërohen me hemorragji masive dhe të pandalshme, e cila shpesh është e vetmja shenjë si shkak i vdekjes.

 

        4.1.3. Demtimet eshtrore te kafazit te kraharorit.

 

Dëmtimet e kraharorit, si pasojë e veprimit të mjeteve të ndryshme të dhunës fizike, mund të pasqyrojnë dëmtime të rënda si të sternumit,brinjëve, ashtu edhe të organeve brenda tij. Ndërlikimet e frakturave të brinjëve shoqërohen me shqyerje te vazove interkostale, të mushkërive, të mureve të zemrës etj., të cilat shkaktojnë hemoragji vdekjeprurëse. Jo rrallëherë mund të shihen edhe të ashtuquajturat fraktura jatrogjene nga masat reanimuese të masazhit të jashtëm. Akoma më rrallë mund të takohen njëkohësisht frakturat traumatike me ato patologjike, sidomos nga tumoret metastatike të eshtrave.Mushkëritë dëmtohen nga trauma kur brinjët e thyera shqyejnë ose shpojnë indin mushkëror, duke dhënë zbrazjen e ajrit nën kraharor dhe hemorragji të konsiderueshme, e cila mund të jetë vdekjeprurëse. Zemra dhe perikardi mund të dëmtohen  nga veprimi i forcës direkt në murin e parmë te anes se majte të kraharorit (goditjet me mjet të fortë direkt në regjionin e zemrës, dëmtimet brenda kabinës së automjetit te shoferi i palidhur nga përplasja mbi timon apo pasagjeri në korskotë, rrëzimet prej së larti etj. Dëmtimet e enëve të mëdha të gjakut dhe, kryesisht, të aortës vërehen në trajtë laceracionesh në aksidentet automobilistike dhe, më rrallë, në rrëzimet prej së larti. Ato mund të shoqërohet ose jo me fraktura të brinjëve.

     4.1.4. Demtimet eshtrore te anesive te siperme.

 

Dëmtimet e anësive të sipërme vërehen kryesisht në rrëzimet, goditjet, aksidentet automobilistike etj.

     Nga pikëpamja mjekoligjore rëndësi kanë të ashtuquajturat “dëmtime mbrojtëse”, që përfshijnë  jo vetem  demtime te indeve te buta si dërmishje, kontuzione dhe plagë  por edhe fraktura në kurrizin e duarve, parakrahët dhe krahët.Nga ana tjetër, dëmtimet  te quajtura “sulmuese” shihen kryesisht në duar, në zonat e nyjeve të gishtave, me pamje dërmishjesh, kontuzione si dhe, jo rrallë, edhe fraktura të metakarpeve,ndryshe te ashtuquajturat “boxer fracture”. Frakturat e kyçit të duarve (e hapur ose e mbyllur) vërehen  me shpesh te drejtuesit e motorçikletave dhe automobilave nga mbërthimi reflektor i timonit në momentin e aksidentit. Sakaq, “fraktura e Colles”, që është thyerje e kockës radiale në pjesën distale, vërehet kur një person rrëzohet me dorë të shtrirë.(36,43,61)

     

 4.1.5. Demtimet eshtrore te anesive te poshtme.

 

 Demtimet frakturore te eshtrave te anesive te poshtme vihen re ne raste te shpeshta  ne praktiken mjekoligjore dhe qe kane lidhje sidomos me ngjarjet automobilistike, rrezimet nga lartesia,plaget me arme zjarri,goditjet me mjete te forta etj.

    Keshtu per shembull,goditjet në gjymtyrët e poshtme tek kembesori nga parakolpi  i nje automjeti, mund të shkaktojë te ashtuquajturat “frakturat e parakolpit” , që përfshijnë njërën ose dy gjymtyrët, janë të hapura ose të mbyllura. Nëse të dy gjymtyrët janë të frakturuara në të njëjtin nivel, tregon se viktima ka qenë i mbështetur në të dy këmbët në momentin e goditjes përkundrejt makinës me fytyrë ose shpinë, ndërkohë që, nëse gjymtyrët janë frakturuar në nivele të ndryshme, kjo tregon se viktima në momentin e goditjes ka qenë duke ecur ose vrapuar, ndërsa kur viktima paraqet frakturë vetëm te një anësie, tregon se është goditur anash, majtas ose djathtas. (36)

 

                             

 

 

Fig.2. Mekanizmi i shkaktimit te frakturave te parakolpit: A.Nga goditja nga makina me parakolp te larte; B.Nga goditja nga makina me parakolp te ulet.

 

Ndërkohë që gjymtyrët e poshtme, zakonisht pësojnë fraktura të kupës së gjurit ose femurit nga ngjeshja e tyre me forcë në pjesën e poshtme të korskotit.Gjithashtu, shihen fraktura të kyçeve të këmbëve, që në tentativë për të shtypur pedalet e frenave dhe fraksionit, ngjeshen me forcë për nga poshtë          

         4.2. Demtimet eshtrore nga mjetet e mprehta.

 

Dëmtimet e indeve te buta dhe atyre te forta te shkaktuara nga mjetet e mprehta nënkuptojne veprimin e një lloji të veçantë objekti ose vegle me sipërfaqe të mprehtë dhe që vepron me mekanizmin shpues, prerës, prerës-shpues dhe çarës.

Interes paraqesin  sidomos demtimet e brinjeve te shkaktuara nga  goditjet me thike. . Nga pikëpamja mjekoligjore, karakteristike në rastet  e perdorimit  per motive vrasese te mjetit shpues siç eshte thika , eshte shfaqja e dëmtimeve te shumta dhe të thella në ato regjione të trupit ku gjenden organet jetësore, syresh si zemra, mushkëritë,vasat e medha te gjakut  dhe qe folezohen  ne kafazin kraharor  nën mbrojtjen e  brinjeve.Kur thika vepron me mekanizmin shpues,atehere ne siperfaqen e kockes ku perfundon kanali i plages shpuese (kocka shpatulles,brinjeve)  do  te  lërë  nje shenje  gjurmezimi ne formen e germes V, ose kur  thika hyn vertikalisht midis dy brinjeve te kraharorit  do te kemi dy fraktura kendore ,ne formen e dy germave V te vendosura  te shtrira ( < >  ) karshi njera tjetres,qe ne rastet kur kufoma gjendet ne stad te avansuar kalbezimi ose skeletizimi, tregon se viktima duhet te kete patur nje plage penetrante ne gjoks te shkaktuar nga thika.

Ndër mjetet e mprehta  janë edhe ato që shkaktojnë demtime  çarëse jo vetem te indeve te buta por edhe te eshtrave. Kryesisht këtu bëhet fjalë për mjete (instrumente) të rënda, të cilat kanë një teh relativisht të mprehtë, si sëpatat, kosat, hanxharët etj.Perdorimi i tyre shihet per motive vrasjeje dhe  demtimet lokalizohen kryesisht në kokë, fytyrë, qafë, shpatulla dhe shumë rrallë në kraharor.Dëmtimi çarës  sidomos ne eshtrat e sheshta ka pamjen e një defekti  në trajtë ulluku të pykëzuar, me buzë të rregullta dhe kënde.

 

                 4.3. Demtimet eshtrore nga armet e zjarrit

 

Dëmtimet nga armët e zjarrit në praktikë ndodhin më shpesh si në raste vrasjesh, vetëvrasjesh dhe aksidentale.

Nga pikëpamja hetimore - gjyqësore, përcaktimi i largësisë së qitjes ka një rëndësi të madhe,   pasi ndihmon në qartësimin e rastit nëse kemi të bëjmë me një vrasje, vetëvrasje apo aksident. Një ndihmë të madhe në këtë drejtim jep ekzaminimi i të ashtuquajturve faktorë plotësues të qitjes,ku me rendesi paraqesin bloza dhe pjesezat e padjegura te barutit.mbasi sa herë që një armë zjarri shkrepet, dalja e predhës shoqërohet nga këta faktorë, të cilët shpërndahen në trajtën e një koni me baze të kthyer në drejtim të flurudhës së predhës.Ne qitjet me puthitje, prania e blozes dhe pjesezave te padjegura te barutit mund te jene te pranishme edhe per rreth vrimes se hyrjes ne eshtrat e sheshta.

Përcaktimi i llojit të armës është një çështje kriminalistiko-mjekoligjore që bazohet në ato raste kur diametri i dëmtimit në eshtra nënkupton kalibrin e armës.

Percaktimi i drejtimit te qitjes eshte i mundur sidomos ne demtimet e eshtrave te kokes,permes nje vije qe bashkon defektin kockor hyres me ate te daljes.

Përcaktimi i numrit dhe i radhës së kalimit të predhave  konsiston në numërimin e vrimave të hyrjes, ndjekjen e kanalit të predhës nëpërmjet sondimit, duke i korresponduar me vrimat e daljes. Përcaktimi i radhës bëhet i saktë kur dy predha kanë hyrë në të njëjtin kavitet  sic eshte kafka, ku predha e parë shkakton fraktura rrethore dhe rrezore, ndërsa e dyta vetëm fraktura rrezore që ndërpriten me të parat.

Në të gjitha rastet e plagëve me armë zjarri, është e rekomandueshme që viktima,pavaresisht se eshte kufome e fresket ose e dekompozuar, të ekzaminohet radiologjikisht për të evidentuar praninë e predhave dhe të saçmave, si dhe për të bërë lokalizimin e tyre.(7,20,45,61)

Nga kalimi i predhës nëpër eshtrat  e  sheshta, zakonisht formohet një vrimë e rrumbullakët e barabartë me perimetrin e predhës dhe me një kanal në trajtën e trungut të konit, ku baza tregon drejtimin e qitjes. Një trajtë e tillë e kanalit shpjegohet me faktin se predha merr me vete fragmente të imta të indit kockor(Fig.3.A) .Ne eshtrat tubulare si humerisi,femuri dhe tibia,do te kemi fraktura me fragmente kockore te lira.

 

 

 A.                    B.   

 

 Fig.3 .Pamje skematike:A.Defekti ne trajte koni ne kafke;  B.Kalimi predhes ne kocke me drejtim tangencial duke shkaktuar frakturen ne formen e “vrimes se çelsit”,ku  a.Pamje nga jashte.   b.Pamje nga brenda.

 

 Ne  qitjet tangenciale , ne rast se predha e godet kafken  ne nje kend te gjere,mund te shfaqet nje defekt kockor ne trajte ulluku,qe zakonisht perfshin shtresen e jashtme kockore. Ne qofte se perfshihet edhe shtresa e brendshme,atehere do te krijohet nje defekt kockor ne trajten e “ vrimes se celsit”,ku si vrima e hyrjes dhe ajo e daljes jane ne te njejtin defekt.Vrima e hyrjes jep  pamjen e nje thepi eshtror me maje nga lart ne shtresen e jashtme,ndersa shtresa e brendshme eshte e shtypur nga poshte.Vrima e daljes ka pamje te kundert. (Fig.3.B)

 

                                                

 

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit