Njoftim: Trajnimi mbi ndihmën e parë.

Këshilli Studentor i Fakultetit të Mjekësisë organizon trajnimin mbi Ndihmën e Parë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar.

-Të enjten 23 Janar
-Salla e Kirurgjisë, UMT
-16:00

Për t’u bërë pjesë e trajnimit, ju ftojmë të plotësoni këtë google form:

https://docs.google.com/forms/d/1OnDdxLRGKZH3R1E4H6Yt559eVLdFtSXYTQ5LGuVTXDE/edit 

WhatsApp Image 2025-01-22 at 15.06.18

 

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit