Ditët e orientimit për studentët e vitit të parë në Fakultetin e Mjekësisë, 2025-2026

Ditet e orientimit per studentet Shtator 2025 page-0001

Njoftohen studentët fitues për Fakultetin e Mjekësisë, degët Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Shëndet Publik se në datat 30 Shtator - 2 Tetor 2025 do të organizohen "Ditët e orientimit".

Stafi i Fakultetit dhe studentët e viteve të larta do t'ju orientojnë për godinat, ambjentet ku do të zhvillohet procesi akademik gjate viteve të studimit.

Fakulteti i Mjekësisë ju uron suksese!

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit