Ceremonia e Bluzave të Bardha 2025-2026
Fakulteti i Mjekësisë, UMT organizon Ceremoninë e "Bluzave të Bardha" për studentët fitues në degët Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Shëndet Publik për vitin akademik 2025-2026.
Ceremonia do të zhvillohet në sallën e leksioneve, Godina e lëndëve paraklinike, ora 9, datë 6 Tetor 2025.
Ftohen të marrin pjesë studentët e vitit të parë, stafi akademik, ndihmës akademik dhe administrativ.
Fakulteti i Mjekësisë ju uron vit të mbarë akademik!